Abdixhiku i del në mbrojtje Isa Mustafës pas deklaratave të Albin Kurtit

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur pas dështimit të seancës së sotme. Ai ka thënë që ajo çfarë ndodhi sot në Kuvend ishte skenë cirku e betejave personale e individuale, skena të muhabeteve të kota. “Jemi shumë të indinjuar me qëndrimet e PAN’it. Ata e dinë që numrat nuk i kanë dhe nuk do […]
Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur pas dështimit të seancës së sotme.
Ai ka thënë që ajo çfarë ndodhi sot në Kuvend ishte skenë cirku e betejave personale e individuale, skena të muhabeteve të kota.
“Jemi shumë të indinjuar me qëndrimet e PAN’it. Ata e dinë që numrat nuk i kanë dhe nuk do t’i kenë”, tha ai.
Abdixhiku tha se konstituimi i Kuvendit të Kosovës është peng i tekeve të Kadri Veselit.
Ai gjithashtu, në emër të LDK-së, ka shprehur pakënaqësinë mbi fjalët e Albin Kurtit drejtuar Isa Mustafës si dhe tha që kjo vetëm do të vështirësoj bashkëpunimin mes tyre.
“Në emër të LDK-së, shpreh pakënaqësinë mbi goditjet e ulëta që bëri Albin Kurti ndaj LDK-së. Shpresojmë që VV të fokusohet në formimin e frontit anti-PDK dhe t’i ndalë goditjet ndaj LDK-së”, tha Abdixhiku.












