55 subjekte politike kanë aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale

Zyrtarë të KQZ-së thanë për Kosovapress se deri në orën 18:00, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë aplikuar për certifikim 55 subjekte politike me kandidatët për kryetar të komunave dhe ata për asamblistë. Nga këto, janë vetëm 8 parti politike që kanë aplikuar derisa të tjerat janë iniciativa qytetare dhe kandidatë të pavarur, qoftë për […]
Nga këto, janë vetëm 8 parti politike që kanë aplikuar derisa të tjerat janë iniciativa qytetare dhe kandidatë të pavarur, qoftë për asamble, apo për kryetar komunash.
Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.
“55 subjekte politike kanë aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje lokale. Prej tyre janë 8 parti politike, 25 nisma qytetare dhe 22 kandidatë të pavarur për kryetarë komunash apo asamble, në komuna të ndryshme”, tha ai.Afati për aplikim për certifikim skadon sonte në orën 24:00












