20 vite pas gjenocidit në Ruandë, të mbijetuarit ende përballen me vështirësi të ekzistencës jetësore (Foto)

Më 16 prill 1994, mijëra qytetarë u mblodhën në majën e Murambi-t, në jugperëndim të Ruandës. Ata i ndjekën udhëzimet e autoriteteve lokale të cilët kishin paralajmëruar popullatën tutsi të qytetit të Gikongoro-s se ata nuk do të ishin në gjendje që t’i mbrojnë ata në fshatrat e tyre. Në atë kohë, Presidenti Juvenal Habyarimana […]
Në atë kohë, Presidenti Juvenal Habyarimana ishte vrarë – një krim që u pasua nga likuidimi i pothuajse të gjithë anëtarëve të moderuar të elitës politike të Ruandës dhe fillimit të gjenocidit kundrejt popullatës Tutsis nga pjesëtarët e etnisë Hutu.
Një banor i etnisë Tutsi i Gikongoros u mbyll në vendin e tij kur fushata e spastrimit etnik ishte përhapur. Vetëm disa ditë pas mbërritjes së tyre në Murambi, krybashkiakët që kishin premtuar të sillnin ndihmë humanitare, në fakt ata ndihmuan në rrethimin e fshatrave nga milicia interahamwe (Hutu).
Në mëngjesin e 21 prillit, mijëra Hutus sulmuan të armatosur me shkopinj, thika dhe armë. Deri në 50. 000 burra, gra dhe fëmijë u shfarosën në Murambi.
Njëzet vjet pas këtyre ngjarjeve, e kaluara akoma nuk është harruar. Por një dialog më serioz në mes këtyre dy grupeve etnike do të lehtësonte dhimbjet mbi të kaluarën.
Duke diskutuar me të mbijetuarit e Murambi ata thonë se ekziston një bashkëjetesë e vështirë. Në kodrat e Gikongoro, jeta e komunitetit ka rifilluar pas tmerreve të viteve 1990.
Shtytja për arsimin fillor dhe të mesëm të përgjithshëm, ndërtimi i rrugëve dhe sigurimi shëndetësor i siguruar nga qeveria janë të popullarizuara në mesin e të rinjve dhe të moshuarve, të pasurve dhe të varfërve, dhe, po, të Hutuve dhe Tutsi, raportoi “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.
Shumë prej pjesëtarëve të etnisë Hutu kanë dalë para gjykatave “gacaca” dhe kanë pranuar se kanë marrur pjesë në shfarosjen e fqinjëve, të afërmve dhe kolegëve të tyre.
Edhe analogjia e Holokaustit që është bërë shpesh është e pakuptueshme në aspekte të tjera. Në kundërshtim me vitin 1945, 1994 nuk ishte fundi i vrasjeve, siç supozojnë shpesh të huajt.
Dy milionë Hutus u nxitën nga qeveria e tyre gjenocidale në Zaire të Kongos fqinje; Ndërsa mijëra civilë vdiqën nga kolera, shfarosësit përdorën kampet e refugjatëve për të nisur sulme ndaj atdheut të tyre, të cilët kishin rënë nën kontrollin e rebelëve të Frontit Patriotik të Ruandës (RPF), të sundimtarit të ri, Kigali./Periskopi/

















