17 anëtarë të një familjeje helmohen me trileqe

Në mesin e tyre janë edhe gjashtë fëmijë Në Bulqizë raportohet se 17 persona të një familjeje, në mesin e tyre edhe gjashtë fëmijë janë paraqitur në spital me shenja helmimi. Ngjarja ka ndodhur në familjen Kurti nga Shupenza. Mjekët që kanë përcaktuar diagnozën helmim për pacientët bëjnë të ditur se 10 prej tyre ndodhen […]
Në mesin e tyre janë edhe gjashtë fëmijë Në Bulqizë raportohet se 17 persona të një familjeje, në mesin e tyre edhe gjashtë fëmijë janë paraqitur në spital me shenja helmimi. Ngjarja ka ndodhur në familjen Kurti nga Shupenza.
Mjekët që kanë përcaktuar diagnozën helmim për pacientët bëjnë të ditur se 10 prej tyre ndodhen në gjendje më të rëndë dhe po mbahen nën kujdesin e mjekëve.
Dyshohet se shkak i helmimit ka qenë konsumimi i trileçeve të marra në një pastiçeri të qytetit.
Mësohet se një pjesë e pjestarëve të familjes kishin ardhur nga emigracioni për pushime. Policia ka nisur hetimet për rastin për të konkluduar në zbardhjen e plotë të shkaqeve të helmimit.












