10 diktatorët më të çmendur në botë, ja ku renditet Enver Hoxha (Video)

Ish-diktatori i Shqipërisë Enver Hoxha, pavarësisht se ka mbi 33 vite nga vdekja e tij, vazhdon të bëjë jehonë jo vetëm mes shqiptarësh, por edhe në botë. Në një video lajm janë rënditur 10 diktatorët më të çmëndur që ka provuar bota ndonjëherë, dhe ish-diktatori jonë është padyshim në 3 më të mirë. Ai rënditet i treti për nga më i çmenduri ndërkohë që […]
Ish-diktatori i Shqipërisë Enver Hoxha, pavarësisht se ka mbi 33 vite nga vdekja e tij, vazhdon të bëjë jehonë jo vetëm mes shqiptarësh, por edhe në botë.
Në një video lajm janë rënditur 10 diktatorët më të çmëndur që ka provuar bota ndonjëherë, dhe ish-diktatori jonë është padyshim në 3 më të mirë.
Ai rënditet i treti për nga më i çmenduri ndërkohë që theksohet se ndërtoi 750 000 bunkerë prej çimentoje për t’u mbrojtur nga ndonjë sulm i jashtëm, në një kohë kur vendi kishte një popullsi prej vetëm 3 milionë banorësh.
Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, diktatorit Hoxha ia kalojnë vetëmMobutu Sese Seko, ish-diktator i Republikës Demokratike të Kongos.
Çmenduria e tij kishte të bënte me faktin se, ai ndëshkonte këto që i përmendej emri në TV.
Po ashtu Hoxhës, ia kalon edhe Saparmurat Niyazov nga Turkmenistani, i cili i emëronte muajt e vitit sipas emrave të familjes së tij.
Ai gjithashtu dënonte këto që vendoste flori tek dhëmbët, si edhe çdo njeri që sinkronizonte buzët me këngëtarët në koncerte. /albeu.com/












