Zyrtare: Kryeministri irakian shpallë fitoren kundër ISIS’it (Foto)

Zyrtare: Kryeministri irakian shpallë fitoren kundër ISIS’it (Foto)

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, sot formalisht ka shpallur fitore kundër grupit ekstremist (IS), gjatë fjalimit në televizionin shtetëror, duke e shënuar kështu disfatën më të madhe të IS-it, prej shpalljes së kalifatit para tri vitesh. “Shpalli prej këtu përfundimin dhe dështimin dhe shkatërrimin e shtetit terrorist, të cilin Daesh e ka shpallur nga Mosuli”, […]

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, sot formalisht ka shpallur fitore kundër grupit ekstremist (IS), gjatë fjalimit në televizionin shtetëror, duke e shënuar kështu disfatën më të madhe të IS-it, prej shpalljes së kalifatit para tri vitesh.

“Shpalli prej këtu përfundimin dhe dështimin dhe shkatërrimin e shtetit terrorist, të cilin Daesh e ka shpallur nga Mosuli”, tha al-Abadi duke e përdorë termin arab për Shtetin Islamik. Disa orë më parë, gazetarët kishin parë luftime të ashpra që ende vazhdonin në qytet. Nuk është menjëherë e qartë nëse përleshjet kanë përfunduar. Kryeministri al-Abadi dje e ka vizituar Mosulin për t’i uruar ushtarët, megjithëse luftimet zhvilloheshin në afërsi.

Në vitin 2014, Mosuli ishte okupuar nga IS-i, derisa luftëtarët e këtij grupi ekstremist kishin marrë territore të gjëra në pjesën veriperëndimore të Irakut dhe e shpallën kalifatin në territorin nën kontrollin e tyre për Irak dhe Siri. Forcat irakiane, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, në tetor të vitit të kaluar e lansuan një operacion madhor për rimarrjen e Mosulit, që është qyteti i dytë për nga madhësia në Irak, pas kryeqytetit Bagdad. Kombet e Bashkuara thonë se 920 mijë civilë janë larguar nga shtëpitë e tyre prej se ka filluar fushata ushtarake në tetor. Afro 700 mijë njerëz ende janë të zhvendosur.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?