Zyra e BE-së anulon projekte prej 7.8 milionë eurosh në veri

Zyra e BE-së anulon projekte prej 7.8 milionë eurosh në veri

Zyrës së BE-së në Kosovë i është dashur të anulojë projektet prej 7.8 milionë eurove për Mitrovicën e Veriut. Kjo për shkak se autoritetet lokale kanë dështuar t`i rrënojnë ndërtesat pa leje në vendin ku ishte paraparë të ndërtohej një qendër kulturore dhe një universitet, transmeton Indeksonline. Portali që raporton për Ballkanin Perëndimor “European Western […]

Portali që raporton për Ballkanin Perëndimor “European Western Balkans”, ka shkruar se sipas BE-së projekti që është anuluar ka qenë tejet i rëndësishëm për ta çuar përpara sektorin edukativo-kulturor në Mitrovicën e Veriut.

“BE-ja i sheh këto dy sektore si çelës i progresit të Kosovës dhe u bën thirrje autoriteteve, përfshirë edhe ato lokale që rritjen e kualitetit në edukim ta kenë parësore”, thuhet në artikullin e këtij portali,

Tutje, aty theksohet se “BE-ja e cila kontribuon pothuajse 100 milionë euro çdo vit në Kosovë, mbetet e përkushtuar që të punojë ngushtë me autoritetet kosovare që të investojë në Kosovë në fushën e edukimit, kulturës, ligjit dhe rendit, si dhe në zhvillimin ekonomik”.

Sipas artikullit, BE-ja ka kontribuar në të gjitha fushat në Kosovë, njëjtë si për të gjitha komunitetet, duke përfshirë 38.5 milionë euro vetëm për Veriun e Kosovës, të cilat kanë shkuar për qendra kulturore, ndërtimin e Komunës së Veriut të Mitrovicës, ndërtimin e universitetit, pastaj qendrën e sportit në Zveçan, çerdhen për fëmijë në Leposaviq, shtrimin e rrugëve të reja në Zubin Potok dhe Leposaviq,

8.5 milionë euro janë dhënë për autobusët e ri dhe për qendrat e reja shëndetësore në Mitrovicën e Veriut, rikonstruktimin e sistemit të ujit në Zveçan, etj.

Që nga viti 2012, BE-ja ka dhënë më shumë se 3.5 milionë euro për 35 projekte të agrokulturës në Mitrovicën e Veriut për të mbështetur prodhuesit lokalë që jetojnë në Veri të Kosovës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?