‘Zemërgjerësia’ e profesorit nga Beogradi, ja çka i premton Kosovës

‘Zemërgjerësia’ e profesorit nga Beogradi, ja çka i premton Kosovës

Profesori i Fakultetit të Drejtësisë, të Beogradit, Vlladan Petrov, konsideron se “Kosova e Metohia nga aspekti juridik-kushtetues duhet të mbetet pjesë e Serbisë”, raporton Tanjug, transmeton Koha.net. Siç citohet të ketë thënë ai, “kjo është vija e kuqe e cila nuk bën të kapërcehet”, ndërsa dialog mund të bëhet për çdo gjë tjetër. “Kosova nuk […]

Profesori i Fakultetit të Drejtësisë, të Beogradit, Vlladan Petrov, konsideron se “Kosova e Metohia nga aspekti juridik-kushtetues duhet të mbetet pjesë e Serbisë”, raporton Tanjug, transmeton Koha.net.

Siç citohet të ketë thënë ai, “kjo është vija e kuqe e cila nuk bën të kapërcehet”, ndërsa dialog mund të bëhet për çdo gjë tjetër.

“Kosova nuk nuk mund të dalë jashtë Serbisë, ajo është pjesë përbërëse e saj. Për çdo gjë tjetër, për format e ndryshme të bashkëjetesës politike, bën të bisedohet”, i ka thënë Tanjugut Petrov në lidhje me thirrjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për një dialog të brendshëm (serb) rreth Kosovës e Metohisë, siç e quan me maliciozitet Beogradi Republikën e Kosovës, transmeton Koha.net.

Ai ka theksuar se nga aspekti kushtetues-juridik, Kosova e Metohia mund të mos jetë pjesë e Serbisë vetëm në bazë të vullnetit të qytetarëve të Serbisë të deklaruar përmes referendumit, por kurrsesi në bazë të vullnetit të një njeriu ose të opsionit politik dhe ka rikujtuar se preambula e Kushtetutës (së Serbisë) proklamon “autoniminë thelbësore të Kosovës e Metohisë”.

“Përmes kësaj autonomi thelbësore, e cila mund të përkufizohet gjerë, kaherë kemi treguar gatishmëri që shqiptarëve të Kosovës t’ua japim autonominë e mundshme më të madhe që njihet në botë, por brenda kufijve të Republikës së Serbisë”.

Petrov ka thënë se nuk bëhet fjalë për një çështje e cila mund të zgjidhet menjëherë ose brenda disa vitesh, por për një çështje strategjike e cila do të zgjidhet përmes procesit dhe në shtigje të gjata.

Në këtë proces, sipas tij, interesi i Serbisë dhe i qytetarëve të saj, pa lënë manash kontekstin e gjerë, paraqet edhe një “vijë të kuqe” përtej të cilët nuk mund të shkohet, citon Tanjugu Petrovin, transmeton Koha.net.

“Në këtë proces Serbia e fuqishme dhe stabile kundruall një kuazishteti që mbahet “me frymëmarrje artificiale” do të ketë gjasë të mëdha të mbrojë interesat e veta dhe interesat e qytetarëve të saj”, shton ai.

Duke u marrë me thirrjen e Vuçiqit për dialog shoqëror, Petrov konsideron se kjo thirrje drejtuar opinionit, sidomos intelektualëve, për të angazhuar potencialet shpirtërore e intelektuale të veta për gjetjen e zgjidhjes për çështjen e Kosovës, në këtë mënyrë do t’i tregojë edhe bashkësisë ndërkombëtare se Serbia është e gatshme për gjetjen e zgjidhjes me të gjitha mjetet paqësore që ka.

“Dialogu i brendshëm mund të zgjasë me muaj ose shumë më gjatë, dhe se duhet të kanalizohen mendimet rreth asaj se si Serbia e sheh në të ardhmen statusin kushtetues-juridik të Kosovës e Metohisë”, është shprehur Petrov.

Nëse jetësohet dialogu shoqëror dhe jep drejtime të caktuara, atëherë, sipas tij, duhet të formohet komisioni i përbërë nga njerëz me autoritet, akademikë e profesorë universitarë, ish-diplomatë dhe politikanë, që do të propozonin strategjinë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës e Metohisë, ka thënë profesori.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?