Zeka flet për dhunën ndaj grave: Tregon një rast të rëndë që i ka ndodhur tash një familjareje të tij

Deputeti nga radhët e Nismas, Milaim Zeka ka shkruar se ‘përdhunuesit’ e feve mundohen që përmes shpërlarjes së trurit të njeriut, ta shndërrojnë femrën në një skllave. Ai thotë se po të ishte Kosova një shtet normal, do të investonte në kopshte fëmijësh dhe të sillte në fuqi ligjin për marrjen e fëmijëve nga ato […]
Ai thotë se po të ishte Kosova një shtet normal, do të investonte në kopshte fëmijësh dhe të sillte në fuqi ligjin për marrjen e fëmijëve nga ato familje që ushtrojnë dhunë mbi fëmijët dhe gratë.
Zeka ka treguar një rast të rëndë, ku një familjare e tij është rrahur brutalisht nga burri, kunati dhe vjehrra, për çka thotë se është shtirë edhe në spital.
Ja shkrimi i plotë në Facebook:
Sikurse keqeperdorursit e fjales popull e demokraci, edhe perdhunuesit e feve, mundohen qe permes shperlarjes se trurit te njeriut, ta shenderrojne ne nje skllave femren, e cila eshte baza e ekzistomit te planetit. Burri budall, e deshiron qe femra e tije te jete akoma me budallice, duke harruar qe ky kombinim fatal, prodhon femije hala ma budalle, hala ma te dhuneshem.
Po te kishim shtet normal, Kosova do duhej te investonte ne çerdhe, dhe te sillte ne fuqi ligjin per marrjen e femijeve nga ato familje qe ushtrojne dhune mbi femijet dhe grate.
Para dy ditesh, vajza e nje kusherires time, nene e dy femijeve, eshte rrahur brutalisht nga burri, kunati, plus vjeherra. Mbesa ndodhet e shtrire ne Spitalin e Prishtines. Per fatin tone te keq, kemi disa polic te paditur, te cilet i thoshin mbeses se nga spitali duhej te shkonte ne stacionin e policise per ta hapur rastin, ne vend qe policia te shkonte ne spital, edhe ne vend qe te arrestoheshin dhunursit e kesaje nene te dy femijeve…
Lexojeni textin e shkruar nga prof Xhabiri, per t i kuptuar ma drejte fenomenet e dhunes, ne emrin e librave te shenjte…












