Zbulohet arsyeja pse serbët e vranë turistin amerikan

Zbulohet arsyeja pse serbët e vranë turistin amerikan

Nën masa të rrepta sigurie, forcat policore të Greqisë shoqëruan mbrëmjen e së shtunës në gjykatë, 8 të arrestuarit që akuzohen për vrasjen e bujshme të një turisti amerikan në ishullin Zakinthos. 23-vjeçari Bakari Henderson, nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u godit me sende të forta nga një grup serbësh, gjatë një […]

23-vjeçari Bakari Henderson, nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u godit me sende të forta nga një grup serbësh, gjatë një konflikti në një prej klubeve të natës të zonës tursitike Lagana të ishullit, dy ditë më parë, në një ngjarje ku janë fokusuar jo vetëm media greke, por edhe ato të huaja.

Informacionet e fundit që vijnë pas analizës së videove nga kamera e sigurisë së klubit, ku ka ndodhur vrasja, tregojnë se shkaku i sherrit banal ka qenë një fotografi “selfie” që turisti amerikan i ka kërkuar një kamariereje serbe kur ai ka qenë i dehur.

Ndërkohë që ka ndërhyrë roja i sigurisë, grupi i turistëve amerikanë me të cilët ndodhej 23-vjeçari ka filluar të konfliktohet me një grup serbësh dhe situata ka dalë nga kontrolli.  Pasi turisti amerikan është larguar me vrap nga lokali, ai është ndjekur nga një turmë e egërsuar serbësh, të cilët e kanë qëlluar pa pushim për më shumë se 30 sekonda me mjete të forta, goditje që kanë qenë vdekjeprurëse.

Të arrestuarit, 7 serbë dhe një grek, të cilët akuzohen për vrasje me paramendim, do të fillojnë të hetohen ditën e hënë.

Nuk është hera e parë që zona Laganas e Zakinthosit bëhet skenë e dhunës dhe e akteve të turpshme nga turistë të dehur.

Rasti më i fundit ka qenë në vitin 2011, kur një shtetas britanik ka humbur jetën si rezulat i një sulmi me thikë nga persona që kishin konsumuar sasi të mëdha alkooli.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?