Zbardhet sherri me thika mes krushqve, kjo është dëshmia e të plagosurit

Policia e Korçës ka shpallur në kërkim dy persona, babë e bir pasi dyshohet se kanë plagosur me thikë një 52-vjeçar. I plagosuri është paraqitur në spitalin e Korçës, në orët e para të mëngjesit, në rrethana të paqarta dhe Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes, shkruan “Panorama”. Mësohet se i plagosuri […]

Mësohet se i plagosuri është shtetasi A.S., i cili ka dëshmuar se pas një konflikti të çastit me dy persona (krushqit e tij) është goditur disa herë me thikë dhe më pas ata janë larguar. “Më datë 28 korrik, jemi njoftuar se, në Spitalin e Korçës ka shkuar i plagosur me mjet mprehës (thikë) shtetasi A.S., 52 vjeç, banues në Korçë. Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas pas një konflikti të çastit në lagjen nr.17 në Korçë, është plagosur me thikë nga shtetasit M.B., 25 vjeç dhe A.B., 51 vjeç (babë e bir). Shtetasi A.S., ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar, si edhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha dje zyrtarisht Policia e Shtetit. Nga ana tjetër, burimet thanë se ende nuk janë sqaruar saktësisht motivet e ngjarjes, pasi edhe vetë i plagosuri nuk ka arritur të japë më shumë detaje, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Ai thjeshtë ka arritur të ndihmojë Policinë në identifikimin e tyre. Policia ka ngritur pika kontrolli në disa zona të Korçës dhe po punon për arrestimin e dy të dyshuarve, të cilët janë shpallur në kërkim.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?