Zaev: Vendi i Maqedonisë është në NATO dhe BE

Kryeministri Zaev, ministrja Sheqerinska dhe ambasadori amerikan Xhes Bejli morën pjesë në poligonin e Krivollakut në realizimin e stërvitjeve të përbashkëta të ushtrive të të dy shteteve. Bëhet fjalë për ndërtimin e pistës për fluturim dhe aterrim të dronëve. Pasi që u pyet nga gazetarët se ushtrimet e përbashkëta me ushtrinë amerikane a është ndonjë […]
Kryeministri Zaev, ministrja Sheqerinska dhe ambasadori amerikan Xhes Bejli morën pjesë në poligonin e Krivollakut në realizimin e stërvitjeve të përbashkëta të ushtrive të të dy shteteve. Bëhet fjalë për ndërtimin e pistës për fluturim dhe aterrim të dronëve. Pasi që u pyet nga gazetarët se ushtrimet e përbashkëta me ushtrinë amerikane a është ndonjë porosi për qeverinë e Rusisë, Zaev theksoi se vendi i Maqedonisë është në Aleancën Veriatlantike .
“Ne duam bashkëpunim me të gjitha vendet, por vendi ynë është me të drejta të plota në NATO dhe anëtarësim në BE. Këtu nuk ka dilema, këto aktivitete të ushtrimeve dërgojnë porosi të vlefshme, ndërsa ajo është porosi për bashkëpunim në sigurimin e përgjithshëm në botë”, tha Zoran Zaev, kryeministër.
“Sa po e pamë partneritetin tonë ushtarak në aksion. Pamë se si ushtarë amerikan bashkërisht me ushtarë maqedonas punojnë në dy detyra të ndryshme inxhinierike… ky është aktivitet për të cilin mendojmë se do ta nxisë aspiratën e Maqedonisë që të kyçet në Aleancën e NATO-s” , deklaroi Xhes Bejli, ambasador i SHBA-ve, shkruan Alsat-m.












