Zaev: Janë realizuar një e treta e reformave të parapara në tre muajt e parë

Zaev: Janë realizuar një e treta e reformave të parapara në tre muajt e parë

Integrimi i Maqedonisë në NATO nuk do të thonë vetëm siguri, por edhe zhvillim ekonomik i vendit, si dhe jetë cilësore për qytetarët, tha kryeministri Zoran Zaev në takimin e sotëm me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe, Fiona Mcilwham. Zaevi gjithashtu theksoi […]

Integrimi i Maqedonisë në NATO nuk do të thonë vetëm siguri, por edhe zhvillim ekonomik i vendit, si dhe jetë cilësore për qytetarët, tha kryeministri Zoran Zaev në takimin e sotëm me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe, Fiona Mcilwham.

Zaevi gjithashtu theksoi se Qeveria është e orientuar drejt realizimit efikas dhe cilësor të reformave përmes Planit 3-6-9 që sipas tij, do t’i hapë perspektivat për qytetarët dhe për shtetin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Tanimë janë realizuar një e treta e reformave të parapara në tre muajt e parë. Një pjesë e madhe e tyre janë të lidhura me vullnetin politik, ndërsa Qeveria është e përcaktuar që ta sigurojë. Për këtë qëllim jemi të përkushtuar në procesin ikluziv. Qëllimi ynë është ndërtimi i institucioneve të pavarura dhe shtet juridik përmes gjyqësisë profesionale. Ndërtojmë marrëdhënie të mira me fqinjët, siç është Marrëveshja vijuese që do ta nënshkruajmë me Bullgarinë për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim. Shpresojmë se me gjithë këtë do të lëvizim në drejtim të shpejtë dhe të mirë”, theksoi Zaevi.

Fiona Mcilwham e konfirmoi mbështetjen nga Britania e Madhe për Qeverinë reformuese të Maqedonisë dhe për interesat strategjike të shtetit për anëtarësim në NATO dhe BE.

Në takim është konstatuar edhe se bashkësia ndërkombëtare me prirje shikon ndaj ndryshimeve pozitive në Maqedoni, prej të cilëve do të ketë rezultate, siç u theksua, edhe qytetarët e Maqedonisë dhe shteti në aspiratat euroatlantike.

Zaev dhe përfaqësuesja e lartë britanike biseduan edhe për mundësinë për intensifikim të bashkëpunimit midis Maqedonisë dhe Britanisë së Madhe. Në takimin në Qeveri morën pjesë edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani, si dhe ambasadori britanik në vend Charles Gareth.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?