Ymeri fton mërgatën: Pjesëmarrje masive në zgjedhjet lokale, pushteti i frikësohet votës tuaj

.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, ka ftuar mërgimtarët nga Kosova që të fillojnë menjëherë regjistrimin dhe të shikojnë procedurat se si duhet votuar në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Ai ka thënë se mërgata ka rol të madh për Kosovën, por asaj vazhdimisht i pamundësohet pjesëmarrja në procese si ai i votimit. Ymeri ka thënë se pushteti aktual ka frikë nga vota e mërgatës pasiqë ajo është një votë e lirë dhe gjykimet e mërgatës për proceset dhe zhvillimet politike në Kosovë, janë të pandikuara, trasnmeton Periskopi.
“Mërgata vazhdoi rolin e saj ekonomik, ku remitencat që janë dërgu nga mërgata arrijnë shumën deri në 600 milionë euro në vit, por e dimë se kjo shumë është shumë më e madhe. Pengesa dhe vështirësi të shumta mërgatës i janë bërë edhe në procesin e regjistrimit gjatë votimeve. Kjo shifër natyrisht nuk shpreh as për së afërmi vullnetin e tyre por as pjesëmarrjen e tyre në përgjithësi”, ka thënë Ymeri, transmeton Periskopi.
Ymeri tha se qasja e gabuar institucionale ndaj mërgatës, ka bërë që atyre t’u pamundësohet pjesëmarrja në zgjedhje, ose të ketë pjesëmarrje shumë të vogël.
“Pjesëmarrja e ulët është pasojë e operacionit të komplikuar të votimit, afatit të shkurët për regjistrim dhe mungesën e një strategjie institucionale për mërgatën dhe përfshirjen e tyre në jetën institucionale. Ajo po pamundësohet nga një qasje e gabuar e institucioneve të Repbulikës”, ka thënë Ymeri, shkruan Periskopi.
“Për rolin e tyre veçmas në zhvillimin e demokracisë, shfrytëzoj rastin që përmes jush ta ftoj mërgatën të marrin pjesë në mënyrë masive në zgjedhjet lokale të 22 tetorit”, ka thënë ai.
Ymeri tha se pushteti aktual ka frikë nga vota e mërgatës, pasi sic tha ai, ajo votë është një votë e lirë.
“Vota e mërgatës është votë njëkohësisht që pushteti i deritashëm nuk e do sepse është votë e lirë. Pushteti i frikësohet kësaj vote sepse është votë që gjukimin për zhvillimet politike në vend e kanë të pavarur”, tha Ymeri./Periskopi/












