Xhavit Drenori ka disa fjalë për shokët e Adem Grabovcit që i shkuan në dasmën e djalit

Xhavit Drenori ka disa fjalë për shokët e Adem Grabovcit që i shkuan në dasmën e djalit

  Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhavit Drenori ka komentuar dasmën e djalit të Adem Grabovcit të PDK-së, duke thënë se po të ishte Kosova një shtet ligjor, ai do të ishte duke u përballur me proces gjyqësor. Ai ka shkruar se në ahengun familjar të kryepersonazhit të aferës ‘Pronto’ kanë marrë pjesë figura të larta […]

 

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhavit Drenori ka komentuar dasmën e djalit të Adem Grabovcit të PDK-së, duke thënë se po të ishte Kosova një shtet ligjor, ai do të ishte duke u përballur me proces gjyqësor.

Ai ka shkruar se në ahengun familjar të kryepersonazhit të aferës ‘Pronto’ kanë marrë pjesë figura të larta politike, duke aluduar tek Ramush Haradinaj e Kadri Veseli.

Ai thotë se në një vend tjetër, ndaj një personi të tillë, me afera  do të distancoheshin të gjithë figurat politike e shokët e afërt.

Ai ka përkujtuar edhe faktin që djali i Grabovcit e kishte rrahur një polic të Kosovës, duke shtuar se kjo elitë politike po  e inkurajon krimin në këtë vend.

 

Ja shkrimi i plotë:

Po te ishte Adem Grabovci në një shtet ku “veq pak” funksionon shteti ligjor, do ishte duke u përballur me proces gjyqësor (në paraburgim, në burg të sigurisë së lartë).

Madje procesi gjyqësor kundër tij do ishte atraktiv dhe më i mbuluari nga mediat për shkak të ndjeshmërisë dhe përfshirjes së figurave të larta politike në aferën e përgjimeve, të ashtuquajtur “pronto”.

Por jemi në Kosovë (gjeografikisht në Afrikë), dhe ahengun familjar të kryepersonazhit të aferës “pronto”, ku qartë preken dëmet që i’a kanë bërë shtetit tonë me punësime klinetele, pa kurfarë kriteri profesional (posta në falimentim, bordet e ndërrmarrjeve publike ma paga të majme, pa rezultate), do të marrin pjesë me krenari figurat më të larta të shtetit.

Nga një Adem Grabovc në Gjermani do distancoheshin të gjitha figurat politike, madje edhe “shokët” e tij të afërm (për të shpëtuar fytyrën e tyre), dhe shoqëria do priste dënimin e merituar nga një proces gjyqësor transparent dhe i shpejtë.

PS.: Ah se harrova, nuk e di a bëhet fjalë për martesën e ndonjërit nga djemtë e tij që patën rrahur policin gjatë ushtrimit të detyrës nga ky i fundit!
Nëse po, atëherë kjo “Elitë politike” definitivisht po e inkurajon krimin në këtë vend dhe si e tillë është po aq e rrezikshme sa edhe vetë sistemi i Sllobodan Millosheviçit gjatë viteve të 90-ta!/Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?