Xharra flet për gabimin skandaloz, ku biznesmeni Hamdi Binjaku u ngatërrua me aktorin kroat

Anëtarja e PDK-së, Arbana Xharra është munduar të arsyetoj gabimin trashanik, me publikimin e fotografisë, ku supozohet të jetë biznesmeni Hamdi Binaku me djalin e axhës së Dardan Sejdiut, Milot Sejdiu, por në të cilën në të vërtetë nuk ishte Hamdi Binaku, por aktori kroat, Rade Šerbedžija. Xharra, e ka pranuar gabimin e vet, ku […]
Anëtarja e PDK-së, Arbana Xharra është munduar të arsyetoj gabimin trashanik, me publikimin e fotografisë, ku supozohet të jetë biznesmeni Hamdi Binaku me djalin e axhës së Dardan Sejdiut, Milot Sejdiu, por në të cilën në të vërtetë nuk ishte Hamdi Binaku, por aktori kroat, Rade Šerbedžija.
Xharra, e ka pranuar gabimin e vet, ku prezentoi fotografinë, duke dashur ta ndërlidhë fotografinë me afera korruptive që sipas saj ekzistojnë në Komunën e Prishtinës, shkruan Periskopi.
“Është bërë një lëshim. Është future fotografia, sepse ka pasur të dalë fotografia e babait të aktivistëve të VV-së. Por me dokumente u dëshmua se ai ka marrë tender prej Komunës së Prishtinës”, ka thënë ai.
Për kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, Xharra thotë se ai vazhdimisht i ik përgjejgësisë. /Periskopi/












