Xhabir Hamiti ka një porosi për mërgimtarët

Teologu Xhabir Hamiti, përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook ka porositur të gjithë mërgimtarët të cilët kanë ardhur që t’i kalojnë pushimet në atdheun e tyre, të kenë kujdes me vozitje. Ai ka treguar një rast që e ka parë me sy, se si vetura me targa zvicerane e ka tejkaluar […]
Teologu Xhabir Hamiti, përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook ka porositur të gjithë mërgimtarët të cilët kanë ardhur që t’i kalojnë pushimet në atdheun e tyre, të kenë kujdes me vozitje.
Ai ka treguar një rast që e ka parë me sy, se si vetura me targa zvicerane e ka tejkaluar atë me shpejtësi maksimale.
Hamiti ka porositur mërgimtarët që ta ruajnë veten dhe të tjerët.
Ditëve të fundit, në rrugët e Kosovës janë shtuar në masë të madhe aksidentet, madje disa prej tyre kanë përfunduar edhe me fatalitet.
Ja shkrimi i plotë në Facebook;
O ME SHPEJTE SE JETA!
Mergimtaret tane te dashur, te jene me te kujdeshem ne rruget e Kosoves, si dhe ne gjithe trojet shiptare. Jam deshmitar i gjalle, kur para 3 diteve nje BMË me targa te Zvicres, ne afersi te fshatit Komoran me ka tejkaluar me shpejtesine maksimale te mundshme. Asnjehere ne jete nuk kam pare ne rruge nje makine me aq shpejtesi. Vetem Zoti e di se si shpetuam nga perplasja fatale.
Ky zoteriu i makines, po te kapej nga policia ne Zvicer, sigurisht se do ta humbte pergjithemone te drejten e vozitjes, e besa shume lehte edhe do te mund te ekstradohej nga shteti ku ai jeton dhe punon.
Prandaj:
Ruane vehten dhe te tjeret.
Edhe Zoti na porosite qe me vetedijen dhe veprimin tone te lire te mos e hudhim vehten ne shkaterrim.
Ndersa, policia te beje punen e vet ne kete drejtim. Te padicplinuarit te diciplinohen, ne menyre qe te ruhen vet ata, si dhe te pafajshmit te cilet mund te pesojne prej tyre./Periskopi/












