VV: Presim nga Haradinaj që ta kalojë te ne mundësinë e krijimit të Qeverisë

VV: Presim nga Haradinaj që ta kalojë te ne mundësinë e krijimit të Qeverisë

Brenda pak ditëve pritet të bëhet konstituimi i Kuvendit të Kosovës pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve që u bë gjatë ditës së djeshme. Menjëherë pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, në bazë të rezultatit, kandidati i koalicionit PAN, Ramush Haradinaj kërkohet që brenda disa ditëve të propozojë edhe formimin e Qeverisë së Kosovës. Në […]

Brenda pak ditëve pritet të bëhet konstituimi i Kuvendit të Kosovës pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve që u bë gjatë ditës së djeshme. Menjëherë pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, në bazë të rezultatit, kandidati i koalicionit PAN, Ramush Haradinaj kërkohet që brenda disa ditëve të propozojë edhe formimin e Qeverisë së Kosovës.

Në bazë të rezultateve të dala nga zgjedhjet nacionale të 11 qershorit janë pikërisht partitë e koalicionit PDK,AAK, NISMA të cilët kanë të drejtën e propozimit të kryeministrit të Kosovës dhe udhëheqësisë së vendit në përgjithësi.

E lidhur me këtë, deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Shqipe Pantina ka thënë për Indeksonline se një gjë e tillë nuk do të mund të bëhet pasi PAN edhe nëse merr votat e deputetëve pakicë, sërish nuk mbërrin votat e mjaftueshme.

“PAN i ka vetëm 39 deputet dhe nëse të gjithë deputetët nga komunitete pakicë votojnë për kandidatin e tyre ata sërish nuk kanë vota të mjaftueshme”,ka thënë Pantina.

Madje sipas saj po vazhdohet  me vjedhje të votave edhe në këtë rast.

“ Jo vetëm që është jo parimore por edhe tepër i ultë ky mentalitet i tentimit për blerjen e votës së deputetëve të cilët kundër vullnetit të votuesve të tyre do të mund të votonin diçka tjetër prej vendimit të subjekti të vet”, ka shtuar Pantina.

Sipas deputetes Pantina, Vetëvendosje pret që kandidati nga radhët e PAN-it për kryeministër pas konstituimit të Kuvendit t’ua dorëzojë mandatin.

“Ne presim që kandidati i PAN për kryeministër pas konstituimit të Kuvendit ta dorëzoj mandatin qoftë pas tentimit për ta bërë qeverinë qoftë pa tentuar fare që ne pastaj të shfrytëzojmë të drejtën tonë. Deri atëherë besoj se do arrijmë një marrëveshje me koalicionin LAA për programin qeverisës si dhe formimin e qeverisë”, ka përfunduar Pantina.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?