Vulin u reagon Edi Ramës e Behgjet Pacollit: Po dëmtoni dialogun Kosovë-Serbi

Ministri i Mbrojtës i Serbisë, Aleksandër Vulin, ka reaguar pas deklarimeve të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli. Vulin për Tanjug ka thënë se sa herë që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ngrit një çështje me rëndësi për serbët dhe shqiptarët nuk ka dialog të ndershëm, duke shtuar se deklarata […]
Vulin për Tanjug ka thënë se sa herë që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ngrit një çështje me rëndësi për serbët dhe shqiptarët nuk ka dialog të ndershëm, duke shtuar se deklarata e Ramës dhe Pacollit po e dëmtojnë dialogun dhe bashkimin e serbëve në Kosovë.
“Si gjithmonë kur Vuçiq ngrit çështje me rëndësi thelbësore për serbët dhe shqiptarët, nuk ka një bashkëbisedues të ndershëm mes shqiptarëve. Deklaratat e Ramës dhe Pacollit duan ta dëmtojnë dialogun dhe ta parandalojnë atë nga bashkimi i serbëve në Kosovë”, tha Vulin.
Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli tha dje se presidentit serb, Aleksandar Vuçiqi pranoi një realitet të ri në Kosovë, duke vlerësuar qëndrimin e Vuçiqit për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.
Ndërkaq kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, përmes një shkrimi në Facebook, e quajti histori të ditës duke përshëndetur rrugën e përmirësimit të marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe serbëve.
Rama po ashtu kërkojë nga Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.












