Vulin thotë se Vuçiq nuk e ka në plan njohjen e Kosovës

Ministri i mbrojtjes së shtetit të Serbisë, Aleksandar Vulin ka thënë se plani i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për Kosovën nuk ka të bëjë me njohjen e pavarësisë së saj. “Njohja e Kosovës është përjashtuar. Nuk ka bisedime për të. Sipas informatave të mia, nga marrëveshjet e Brukselit ia kemi dalë që ta ruajmë […]
Ministri i mbrojtjes së shtetit të Serbisë, Aleksandar Vulin ka thënë se plani i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për Kosovën nuk ka të bëjë me njohjen e pavarësisë së saj.
“Njohja e Kosovës është përjashtuar. Nuk ka bisedime për të. Sipas informatave të mia, nga marrëveshjet e Brukselit ia kemi dalë që ta ruajmë shtetin serb në Kosovë”, ka thënë Vulin, transmeton Periskopi.
Në anën tjetër, Vuçiq ka folur për planin e bisedimeve me Kosovën duke thënë “Jemi të gatshëm që të gjejmë një kompromis të mirë dhe të bëjmë progres. Eventualisht kjo çështje duhet të zgjidhet dhe më mirë të bëhet tani sesa pas 100 vitesh”, ka thënë ai.












