Vuçiq kërkon kokën e Ballisit: Nuk negocioj (Video)

Vuçiq kërkon kokën e Ballisit: Nuk negocioj (Video)

Përkundër lajmit të disa mediave shqiptare se Qeveria e Tiranës dhe ajo e Beogradit janë dakorduar për lirimin e Ismail Morinës i cili vazhdon të qëndroj i arrestuar në Kroaci, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç reagon duke theksuar se Serbia nuk do të negocioj për rastin  e Morinës, sepse nuk negocion për rastet e veprave […]

Përkundër lajmit të disa mediave shqiptare se Qeveria e Tiranës dhe ajo e Beogradit janë dakorduar për lirimin e Ismail Morinës i cili vazhdon të qëndroj i arrestuar në Kroaci, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç reagon duke theksuar se Serbia nuk do të negocioj për rastin  e Morinës, sepse nuk negocion për rastet e veprave penale.

“Ne kemi kryer punën tonë dhe presim vendimin”, tha Vuçiç në Kragujevc, duke mos dashur të komentoj mediat serbe të cilat vazhdojnë të theksojnë se Shqipëria është në ofansivë për të mos lejuar ekstradimin ndërsa shtoi se mediat shkruajnë gjithçka.

“Lidhur me këtë çështje nuk kemi se çfarë të bisedojmë dhe as të negociojmë me askënd”, theksoi Vuçiç duke paralajmëruar se para shtetit serb janë ditë të vështira në prag të përvjetorit të operacionit “Stuhia” gjatë të cilit janë larguar qindëra mijëra serbë nga Kroacia, pas krimeve që kishin kryer ndaj popullsisë së pafajshme kroate.

Morina aktualisht është në paraburgim në Dubrovnik, ku është arrestuar sipas fletëarrestit ndërkombëtar serb, dhe më pas Ministria e Drejtësisë e Serbisë ka kërkuar ekstradimin e tij në Beograd.

Gjykata e Qarkut në Dubrovnik ka marr vendim për ekstradimin e Morinës, vendim të cilin avokati i tij e ka ankimuar në Gjykatën e Lartë të Kroacisë, dhe pritet vendimi.

Ndërkohë në Beograd vazhdon procedimi kundër Morinës për shkak se me dron  ngriti flamurin e Shqipërisë etnike mbi fushën e futbollit ku po luhej ndeshja Serbi-Shqipëri. Gjykata serbe e akuzon për veprën penale të nxitjes së urrejtjes fetare dhe nacionale.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?