Vrau prostitutën: Ky është dënimi që mori nga Zvicra

Vrau prostitutën: Ky është dënimi që mori nga Zvicra

Ish-eksperti financiar, i cili e vrau një prostitutë polake, 25-vjeçare, në një dhomë të hotelit luksoz “Dolder Grand” në Cyrih në shtator të vitit 2014 ka marrë 17 vjet burgim. Gjykata e Rrethit të Cyrihut e shpalli atë fajtor për vrasje. Personi, 49-vjeçar, ka kaluar tashmë tre vjet në paraburgim që prej arrestimit të tij. […]

Ish-eksperti financiar, i cili e vrau një prostitutë polake, 25-vjeçare, në një dhomë të hotelit luksoz “Dolder Grand” në Cyrih në shtator të vitit 2014 ka marrë 17 vjet burgim. Gjykata e Rrethit të Cyrihut e shpalli atë fajtor për vrasje.

Personi, 49-vjeçar, ka kaluar tashmë tre vjet në paraburgim që prej arrestimit të tij. Atij i kanë mbetur edhe 14 vjet burgim dhe do t’i duhet t’i paguajë familjes kompensim një shumë prej 37.500 frangash për dëme morale.

Në vendimin e saj të enjten, Gjykata kryesisht ka ndjekur mendimin e prokurorit, i cili kërkoi një dënim prej 18 vjetësh burgim. Mbrojtja kishte pranuar vrasjen si një krim që ka ndodhur si pasojë e një marrëdhënie në ‘të nxehtit e veprimit’, transmeton albinfo.ch. Avokati i të akuzuarit kërkoi që dënimi i klientit të tij të mos kalojë dhjetë vjet e gjysmë.

Gjyqtarët nuk e kanë besuar versionin e paraqitur nga mbrojtja, ndërsa prokuroria është treguar më e bindshme. “Çdo gjë tregon se vrasja ishte e planifikuar, asgjë nuk tregon ndryshe”, ka thënë kryetari i trupit gjykues.

I akuzuari “e dinte se çfarë ishte duke bërë. Ai ka vepruar pa ndenja”, ka pohuar gjykata.

Megalomania narcisoide e një maniaku

Dyzetvjeçari e ka vrarë gruan e re polake, sepse ajo donte të ndahej, edhe pse ai kishte rënë në dashuri, këmbënguli në shpjegime prokurori gjatë gjykimit. I pandehuri ka qenë në të njëjtën situatë dy vjet më parë, e dashura (po ashtu në prostitucion) e kishte lënë Zvicrën në maj 2012.

Ish-shefi për investime financiare në një fond të pensioneve në Aargau e humbi ekulibrin pas një lodhjeje të rëndë (Burnout), gjë që e bën të tërhiqet nga jeta aktive. Më pas, gjithë pasurinë e tij e harxhonte në prostitucion, duke i dhënë rolin vetës të një çlirimtari të prostitutave: ai i ftonte prostitutat në jetën e tij të rehatshme.

Për të shprehur megalomaninë e tij narcisoide, i akuzuari ka shpenzuar 25.000 franga në muaj, kryesisht në prostitucion. Ndërsa kishte humbur pothuajse gjithë paratë, ai u përpoq më kot për të pushtuar zemrën e viktimës së tij që për dhjetë muaj kishte pranuar të ketë marrëdhënie seksuale me të dhe të japë kohën e saj për një shpërblim me pagesë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?