Vrasja në Pejë, familja Panxha mohon vrasjen e dy vëllezërve

Vrasja në Pejë, familja Panxha mohon vrasjen e dy vëllezërve

.

Familja Panxha nga Kosuriqi i Pejës, tre anëtarë të së cilës u arrestuan nën dyshimet për vrasjen në mesnatë në pyllin e këtij fshati të vëllezërve Arsim e Ramiz Berisha, mohuan përfshirjen e të arrestuarve në ngjarjen e rëndë të minutave të parë të ditës së sotme.

Sot në mëngjes u arrestuan tre vëllezër me mbiemrin Panxha, ndërsa Haxhi Panxha, vëllai tjetër i të arrestuarve, tregoi si policia hynë në oborrin e shtëpisë.

“Na nuk e dimë veç kur i kemi parë policinë në oborr. Me ata persona kurrë diçka s’kemi pasur,miq i kemi. Sen nuk di ma gat”, tha Panxha.

Haxhi Panxha pranoi  se mali ku u krye vrasja e sotme e dyfishtë është pronë e vëllezërve të tij të arrestuar, por mohoi lidhjen e tyre me vrasjet.

Panxha tregoi se vëllezërit e tij ishin në gjumë kur policia erdhi t’i arrestojë.

“Po mali është pronë e vëllezërve, amo s’kemi të bëjmë me atë punë hiq asnjë. Jemi befasuar vetë kur e kemi parë policinë ne natje (mëngjes) se janë ardhë, i kanë arrestuar tre vëllezërit, fjetur kanë qenë”, tha ai.

Panxha foli edhe për vrasjet e dy vëllezërve tjerë Berisha në vitin 2006. Tha se familja e tij nuk ishte e përfshirë as në ato vrasje.

“Atyre ju kanë vra (djemtë) me tjerë kushëri, kurrgjë s’kemi të bëjmë ne me ata hiq, kurrfarë lidhje me ta s’kemi për ketë rast”, tha ai.

Panxha insistoi se me familjen Berisha familja e tij kurrë nuk ka pasur asnjë të keqe.

“Kurrë marrëdhënie të këqija nuk kemi pasur me ta, miq jemi, kurrë prish ndër veti nuk jemi, as kurrë sen s’kemi pasur njëri me tjetrin”, tha Haxhi Panxha.

Në këtë familje pas vrasjeve të para 11 vjetëve dhe vrasjeve të sotme kanë mbetur gjallë vetëm nëna e moshuar e djemve të vrarë dhe gruaja e njërit prej tyre. /kallxo.com

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?