Vrasësi serial e huton psikologen penale rreth gjetjes së varrezave të viktimave të tij (Foto)

.
Emilie Cassinelli, 30 vjeçare, ishte në një periudhë ku pas dy viteve që ishte diplomuar për psikologji në Universitetin Plymouth-it, kur kontaktoi vrasësin famëkeq të Moor-it në spitalin Ashworth në vitin 2010. Ata i shkruan njëri-tjetrit për një vit.
Mamaja e Moor-it beson se Ian Brady krijoi një kod duke kaluar mes fonteve të ndryshëm të shkronjave, ngjyrave të bojës dhe dorëshkrimit.
Ai gjithashtu përsëriti në mënyrë të vazhdueshme fjalët e veçanta, duke përfshirë “kapjen” dhe “robërinë”.
Tani psikologia Emilie është duke zbuluar letrat për të parë nëse të tjerët mund të thyejnë kodin dhe të gjejnë varrezat e viktimave të shkaktuara nga vrasësi serial, Ian Brady.
Emilie, tha: “Kur shikoj nëpër letra, duke e ditur se Brady ka pasur duart mbi to dhe i ka shkruar ato, ndjehem e frikësuar”.
“Është një ndjenjë e çuditshme për të kuptuar se kam letrat e një vrasësi serial”.
“Brady shkroi kode të vogla për mua. Deri më sot nuk e di se çfarë po përpiqej të bënte”.
“Disa fraza ishin me ngjyra të ndryshme, me font të shkrimit të ndryshëm ose nënvizimi i fjalive”.
“Kur ishim duke shkruar me njëri-tjetrin, ndjeva sikur kishte pranim të ndërsjellë mes nesh, por nuk e di nëse po përpiqej të më manipulonte”.
“Kjo ishte pjesë e personalitetit të tij, si kur ai do t’i thoshte policisë se e dinte ku ndodheshin trupat e viktimave të tij, ku pastaj ai do të shkonte te vendi që i kishte mbytur dhe më vonë do të pretendonte se ai do të harronte”.
“Ai e kishte koduar atë shumë mirë. Pas marrjes së letrës, do ta lexoja dhe do të mbetem duke menduar për këtë ditë”.
Vrasësi serial Ian Brady, 79 vjeç i cili kishte vrarë dhe torturuar pesë fëmijë ka vdekur në spitalin e Ashworth, Merseyside./Periskopi/





















