Vllasi: Vuçiq ka synim të përfitojë në marrëveshjen “përfundimtare” të Kosovës

Vllasi: Vuçiq ka synim të përfitojë në marrëveshjen “përfundimtare” të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë thirrje për dialog të brendshëm rreth Kosovës , duke thënë se ka ardhur koha që të bëhen hapa të mëtejmë. Por, sipas opinionistit dhe avokatit kosovar, Azem Vllasit, Vuçiq me këtë deklaratë u drejtohet dy opinioneve, atij ndërkombëtarë si dhe opinionit serb, por jo edhe atij kosovar. Vllasi […]

Por, sipas opinionistit dhe avokatit kosovar, Azem Vllasit, Vuçiq me këtë deklaratë u drejtohet dy opinioneve, atij ndërkombëtarë si dhe opinionit serb, por jo edhe atij kosovar.

Vllasi thotë se në të parën Vuçiq vërtet dëshiron që të hap një dialog të brendshëm për ta ballafaquar opinionin serb me faktin se politika e deritanishme e Serbisë ndaj Kosovës është duke e dëmtuar vet Serbinë. Ndërsa qëllimi i dytë i Vuçiqit është që të lë porosi për ndërkombëtarët, Unionit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës se ai është i gatshëm të ndryshojë për Kosovën.

Sipas tij, me këtë ai po synon të paraqitet si lider në regjion duke bërë që Serbia dhe Kosova të dalin nga konflikti i ngrirë që ka mbetur në mes tyre, që nga koha e Millosheviqit.

Megjithatë, Vllasi thotë se kjo nuk do të thotë që ai është i gatshëm që  procesin ta udhëheqë në drejtimin i cili krejtësisht i  konvenon shqiptarëve dhe Kosovës dhe në fund ai do të përfitoj dicka për interesa të popullit të tij.

“I ka disa qëllime në fund të këtij procesi të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, dëshiron të përfitojë diçka. Si e vlerësoj unë, ai si duket e ka qëllimin që në vazhdimin e dialogut, apo të një marrëveshje që mund të shquhet si përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë ta ruaj eksterritorialitetin e Kishave Ortodokse dhe pronën e kishës ortodokse Serbe në Kosovë. Nën 2:  siç është parë moti, është insistuar dhe do të insistohet nga Beogradi për formimin e Komunave me Shumicë Serbe me do kompetenca gogja të rëndësishme dhe në atë mënyrë Serbia të ruaj gogja një pushtet të vetin, kompetenca të vetat mbi komunitetin serb në Kosovë”, ka thënë Vllasi për “Indeksonline”

Sipas tij, e gjithë kjo synon në një njohje por nuk do t’i rregullojë marrëdhëniet siç i ka me shtetet tjera të dala nga ish-Jugosllavia.

“Kjo synon në një njohje, që Serbia të deklarohet se nuk e konteston entitetin shtetëror të Kosovës, t’i normalizojë marrëdhëniet, ta heq nga kushtetuta e Serbisë Kosovën, por jo krejt t’i rregullojë marrëdhëniet siç i ka me shtetet e tjera të dala nga ish-Jugosllavia. Do të thotë mund të insistojnë që në vazhdimin e bisedave t’i definojnë interesat e Serbisë në Kosovë”, ka shtuar ai.

Sipas tij, tani është koha kur pala kosovare duhet të reflektojë me mençuri politike shumë më të madhe se sa që ka bërë deri më tash, pasi kjo është një fazë shumë e rëndësishme.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?