Vladimir Putin kërkon edhe një mandat

Vladimir Putin kërkon edhe një mandat

  Zgjedhjet presidenciale në Rusi do të zhvillohen në muajin mars dhe pritet gjerësisht që ato të mos bëjnë gjë tjetër, veçse ta rikonfirmojnë ish agjentin e KGB-së edhe për një mandat tjetër 6-vjeçar, në krye të shtetit. Nga ish agjent, Vladimir Putin arriti të ngjiste shkallët e pushtetit duke u shndërruar në njërin prej […]

 

Zgjedhjet presidenciale në Rusi do të zhvillohen në muajin mars dhe pritet gjerësisht që ato të mos bëjnë gjë tjetër, veçse ta rikonfirmojnë ish agjentin e KGB-së edhe për një mandat tjetër 6-vjeçar, në krye të shtetit.

Nga ish agjent, Vladimir Putin arriti të ngjiste shkallët e pushtetit duke u shndërruar në njërin prej liderëve me kryelartë e të komplikuar të historisë moderne.

Udhëheqësi i ftohtë e i kalkuluar rus, një njeri me ambicje të madhe, por pak skrupuj, e tregoi qartë pas rokadës së pushtetit me të përzgjedhurin e vet Dimitri Medvedev, se nuk do të lëshojë lehtë drejtimin e vendit.

Por në një takim me nxënësit e një shkolle në Sochi, i konceptuar të bënte liderin e Kremlinit, të duket sa më miqësor me të rinjtë pas protestave të fundit rinore, ai si me shaka, al të kuptohet se mbase nuk ka ndërmend të lërë më presidencën.I pyetur se çfarë planifikon të bëjë pas largimit nga Kremlini, Putin pasi heshti një çast e buzëqeshi lehtë u përgjigj se “ende nuk e ka vendosur nëse do të largohet nga pushteti”.

Zgjedhjet presidenciale në Rusi do të zhvillohen në muajin mars dhe pritet gjerësisht që ato të mos bëjnë gjë tjetër, veçse ta rikonfirmojnë ish agjentin e KGB-së edhe për një mandat tjetër 6-vjeçar, në krye të shtetit.

Politikani i spikatur opozitar, Alexei Navalny, organizatori i raundit të fundit të protestave ka shumë mundësi të kandidojë por nuk është çudi që emri i tij të mos lejohet fare në fletën e votimit.

Putin kaloi tre orë duke folur me adoleshentët në një takim të transmetuar live nga televizioni kombëtar. Të miturit duket ishin verifikuar dhe udhëzuar më parë që të mos i drejtonin presidentit pyetje të sikletshme.

Në diskutim munguan pyetjet mbi politikën e jashtme të vendit, çështja e nxehtë e momentit, ajo e ndërhyrjes ruse në presidencialet amerikane të 2016-tës në mbështetje të Donald Trump, nuk u prek fare.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?