Vinë lëvdatat e para për ndërmjetësuesit për votën e Teuta Rugovës

Vinë lëvdatat e para për ndërmjetësuesit për votën e Teuta Rugovës

Veli Bytyqi nga koalicioni PAN pati fjalë të mira për Ukë Rugovën dhe Astrit Haraqinë nga LDK, për të cilët tha se kanë kontribuar shumë për përafrim dhe bërje të numrave, njofton Klan Kosova. Ai poashtu mohoi të ketë pasur presion ndaj deputetëve të koalicionit LAA duke thënë se po të ndodhte një gjë e […]

Ai poashtu mohoi të ketë pasur presion ndaj deputetëve të koalicionit LAA duke thënë se po të ndodhte një gjë e tillë atëherë do të merrej vesh.

Bytyqi tha se nëse do të kishte presion atëherë kjo do të bëhej publike sepse, sipas tij, Kosova dhe Prishtina janë të vogla dhe ka paparacë gjithandej.

“Asnjë nuk ka dalë të thotë se i është bërë presion”.

Më pas ai foli për Ukë Rugovën dhe Astrit Haraqinë të cilët i vlerësoi për kontributin e tyre të dhënë në bërjen e disa numrave.

“Ukë Rugova dhe Astrit Haraqija, në rolin e tyre, kanë kontribuar mjaft shumë për t’u përafruar dhe për t’i bërë disa numra”, tha Bytyqi në Info Magazine të Klan Kosovës.

“I përgëzoj që i kanë bërë disa numra”.

“Nuk është marre të angazhohen për t’i mbushur mend që duhet ardhur, sepse Isa Mustafa nuk bën më”.

Ai për Rugovën dhe Haraqinë tha se janë përfaqësues të hershëm të LDK-së dhe njerëz që, sipas tij, kanë punuar në institucione dhe i kanë kontribuar këtij vendi.

“LDK ka qenë dikur më mirë se që është sot”, tha Bytyqi duke thënë se këta dy kanë kontribuar në LDK-në e atëhershme dhe jo kësaj që është sot.

Tutje, ai tha se koalicioni PAN i ka numrat, është komod, dhe se do ta bëjë qeverinë pasi që, sipas tij, Ramush Haradinaj është i gatshëm që t’i shërbejë këtij vendi pasi që ka koncept dhe program.

“Nuk dua që në krye të qeverisë të vie një tuc”, tha Bytyqi, duke shtuar se nuk dëshiron që në pushtet të vie një njeri që nuk ka guxim që t’i lëvizë proceset.

Ai u shpreh i bindur se Qeveria Haradinaj do të zgjidhë problemet e mbetura pezull nga ato që ai i quajti periudha të këqija të këtij vendi, dhe se ai do t’i zhbllokojë të gjitha proceset e mbetura pezull për interesa meskine.

Në fund, ai shtoi se Ramush Haradinaj ka qenë pjesë e sakrificës së këtij vendi.

“Isa Mustafa e disa njerëz në LDK as më të vetmen sakrificë për këtë vend nuk e kanë bërë”, shtoi ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?