Video Tmerruese: Rrëzohet luhatësja, vdes një person (Video)

Një person është vrarë dhe disa janë plagosur pas një aksidenti që kishte ndodhur nga kalërimi te “lëmshi i zjarrtë”, në shtetin e Ohio’s. Shefi i zjarrit, Steve Martin, tha për mediat lokale se viktimat u hodhën nga kalërimi “lëmsh i zjarrtë” në qytetin e Kolombus të shtetit të Ohio’s. Tre nga të plagosurit janë në […]
Shefi i zjarrit, Steve Martin, tha për mediat lokale se viktimat u hodhën nga kalërimi “lëmsh i zjarrtë” në qytetin e Kolombus të shtetit të Ohio’s.
Tre nga të plagosurit janë në gjendje kritike, deklaruan zyrtarët.
Guvernatori i shtetit John Kasich konfirmoi të paktën një vdekje, dhe tha se ka urdhëruar që të ndërprehen kalërimet zbavitëse të cilat njihen si “lëmshi i zjarrtë”, deri sa të kryhen inspektimet e sigurisë.
Ai tha gjithashtu se do të bëhej një hetim i plotë mbi këtë rast.
“Lëmshi i zjarrtë”, në tregjet evropianë njihet si “afterburner”, ajo ka një shpejtësi të lartë duke i luhatur njerëzit sa nga njëra anë në anën tjetër.
Mjeku që kishte intervenuar për t’i trajtuar të lënduarit tha “Pasagjerët kanë udhëtuar përmes një shpejtësie të lartë, 30 metra lartë në ajër, pastaj ata janë rrëzuar”.
Ai tha se shpejtësia e rënines nga lartë poshtë e të lënduarëve mund të jetë e ngjashme me një aksident automjeti, raportoi “BBC”, transmeton Periskopi.
Zyrtarët lokalë kanë njoftuar se nga ky aksident, fëmija i moshës 13 vjeçar është plagosur, ndërsa personi i moshës 18 vjeç ka vdekur.
Ky aksident ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje./Periskopi/












