Vetëvendosje tregon pse nuk shkoi në takimin e thirrur nga Thaçi

.
Ai ka thënë për televizionin publik se “nëse do të bëhej kjo gjë dy javë më herët, do të ishte një bazë e mirë për të besuar në transparencën e institucionit të Presidentit”.
“Nëse do të thirrej seanca ato ditë, do të ishe qetësim i situatës dhe opinionit. Nuk do të kishte përpjekje për krijimin e një kuazi – krize, me kryefjalën e këtyre dy tri javëve, numrat”, ka shtuar Kurteshi.
Ai ka folur edhe për mungesën e VV-së në takimin e thirrur nga shefi i shtetit sot, duke theksuar se anshmëria që e ka treguar presidenti, ka qenë arsyeja se pse nuk kanë marrë pjesë në këtë takim.












