Vetëvendosje e LDK kundër Kadri Veselit (Video)

.
Përfaqësuesit e Vetëvendosjes dhe LDK-së u deklaruan se nuk do ta votojnë Kadri Veselin për kryetar të parlamentit.
Ata po ashtu akuzuan presidentin Thaçi se është vënë në shërbim të koalicionit PAN, njofton Klan Kosova.
Madje nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka paralajmëruar bllokim të procesit të votimit të Kryetarit të Kuvendit, në rast se PDK-AAK-NIMSA vendosin për kandidat Kadri Veselin.
Nga ana e tyre përfaqësues të LDK-së po e konsiderojnë ftesën për seancën e parë të legjilaturës së gjashtë si shumë të vonuar.












