Vetëvendosje e LAA vazhdojnë takimet, presin dështimin e PAN’it për formimin e Qeverisë

Vetëvendosje e LAA vazhdojnë takimet, presin dështimin e PAN’it për formimin e Qeverisë

Lëvizja “Vetëvendosje” si dhe koalicioni LAA (LDK-AKR-Alternativa) po e presin dështimin e koalicionit PAN për ta formuar Qeverinë, në mënyrë që, siç thonë ata, t’i marrin “frerët” e ekzekutivit, shkruan sot, gazeta Zeri. I nominuari i koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj, i ka bërë ftesë për takim drejtuesve të LVV-së dhe LAA-së, por këta të […]

Lëvizja “Vetëvendosje” si dhe koalicioni LAA (LDK-AKR-Alternativa) po e presin dështimin e koalicionit PAN për ta formuar Qeverinë, në mënyrë që, siç thonë ata, t’i marrin “frerët” e ekzekutivit, shkruan sot, gazeta Zeri.
I nominuari i koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj, i ka bërë ftesë për takim drejtuesve të LVV-së dhe LAA-së, por këta të fundit e kanë refuzuar ftesën e tij. Kundërshtarët politikë janë të bindur se Haradinaj nuk i ka numrat për ta formuar Qeverinë, prandaj presidenti do të detyrohet ta nominojë një mandatar të dytë.

“Ne besojmë që Haradinaj nuk i ka numrat për ta formuar Qeverinë dhe presim dështimin e tij. Po ashtu besojmë që ne jemi ata që do ta kemi shumicën dhe t’ia dalim ta drejtojmë Qeverinë e re të vendit”, ka thënë për “Zërin” Shkodran Hoti, zëdhënës në LVV.

Sipas tij, takimi i radhës LVV- LAA do të përcaktohet nga zhvillimet aktuale.

“Në takimin e parë janë diskutuar zhvillimet e fundit politike dhe zgjedhjet në përgjithësi dhe nuk është bërë ndonjë diskutim më i hollësishëm. Takimi i radhës do të jetë sapo të koordinohemi dhe varësisht nga zhvillimet”, ka thënë Hoti, duke theksuar se do ta bëjnë të pamundurën, siç thotë ai, ta materializojnë votën për ndryshim.

“Më 11 qershor u konfirmua nevoja për ndryshim dhe përkrahja e jashtëzakonshme për ne, që është thirrje urgjente që Kosova të çlirohet nga mendësia e “Pronto”-s dhe ta fillojë një qeverisje me një mendësi krejt tjetër, që angazhohet për drejtësi, zhvillim ekonomik, barazi e mirëqenie sociale. Ne do të përpiqemi pa ndalur që kjo të jetë e mundur”, ka përfunduar Hoti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?