Vetëm çiftet që janë të dashuruar i bëjnë këto 7 gjëra

Vetëm çiftet që janë të dashuruar i bëjnë këto 7 gjëra

Vetëm partnerët që janë të dashuruar mbajnë sytë kah njëri-tjetri dhe bëjnë gjëra interesante saherë që iu vie mundësia. Të jesh në dashuri është njëra nga ndjenjat më të mira në botë dhe nëse keni dikë atëherë jeni vërtetë me fat. Përkushtimi i përditshëm dhe angazhimi në gjëra të vogla vërtetë mund të forcojë lidhjen […]

Vetëm partnerët që janë të dashuruar mbajnë sytë kah njëri-tjetri dhe bëjnë gjëra interesante saherë që iu vie mundësia.

Të jesh në dashuri është njëra nga ndjenjat më të mira në botë dhe nëse keni dikë atëherë jeni vërtetë me fat.

Përkushtimi i përditshëm dhe angazhimi në gjëra të vogla vërtetë mund të forcojë lidhjen tuaj. Ja disa nga gjërat që bëjnë çiftet e dashuruar:

Ata kanë rituale speciale çdo ditë

Unë dhe partneri kemi gjëra sepciale që i praktikojmë në bazë të rregullt që ndoshta për njerëzit tjerë mund të tingëllojë shumë çuditshëm. Ne bëjmë arte dhe vepra artizanale së bashku që i hartojmë çdo natë përderisa jemi pranë njëri-tjetrit. Gjatë kësaj, diskutojmë për veprat e arrira, ngazëllehemi dhe përpiqemi të pijmë kafenë së bashku çdo mëngjes ose në mbrëmje.

Këto momene të vogla na ndihmojnë të harrojmë pjesën tjetër të botës dhe na kujtojnë pse kemi zgjedhur njëri-tjetrin. Çiftet në dashuri kanë rituale unike dhe të veçanta dhe kjo i bën të dallohen nga të tjerët.

I japin prioritet njëri-tjetrit

Nevojat e partnerit janë prioritet për çiftin, saherë që kanë nevojë ata janë aty për ta, pamarrë parasysh angazhimet apo mundësitë, gjithnjë gjejnë kohë për t’iu përkushtuar tjetrit.

Mbështesin ëndrrat dhe dëshirat e tyre

Çfarëdo që të ndjej, partneriështë aty për të më mbështetur, sado të çuditshme të jenë dëshirat e mia, ai pa hezitim mundohet të m’i plotësojë, nuk ka rëndësi se për çfarë bëhet fjalë, për aspekt në punë, kohë të lirë apo karrierë, ne kemi një lidhje të mrekullueshme dhe i ofrojmë gjithçka që i nevoitet marrëdhënies sonë.

Komunikojnë për emocionet e tyre  Shumica e partnerëve e kanë shumë të vështirë të gjejnë lirinë e të shprehurit për gjëra të ndryshme, por duhet të dijmë se komunikimi është çelësi i një lidhje të fortë e të qëndrueshme. Komunikimi inkurajon çiftet të zgjedhin probleme, të shuajnë dyshimet dhe të mbajnë gjallë pasionin.

kanë marrëdhënie seksuale shpesh

unë dhe partneri im kemi bërë një marrëveshje martesore që seksi nuk dot ë mungojë asnjë ditë të vetme. Kjo mund të tingëllojë ndoshta qesharake, por vërtetë iu kemi përmbajtur kësaj rutine dhe pikërisht ky raport intim është ai që na përforcon lidhjen dhe na bën të ndjejmë nga afër njëri-tjetrin. Seksi është një konektor natyral, është një mënyrë e shkëlqyer për të larguar stresin dhe për të qenë sa më vital.

Qeshin gjatë tërë kohës

E qeshura ju zgjat jetën andaj edhe nuk ka më mirë kur i shijoni këto momente të lumtura me personin e jetës. Unë dhe partneri gjithnjë gjejmë një mënyrë për të qeshur, jo për rrethanat që na krijohen por sepse ndajmë këtë gëzim së bashku.

Mendojnë për të ardhmen e tyre

Lidhja me partnerin tim rritet çdo ditë, po, sepse ne vet e ushqejmë atë, duke menduar me pozitivitet për të ardhmen që na pret. Ne bëjmë plane realistike, mundohemi t’i përmbahemi dhe kjo na mban gjallë për të vazhduar lidhjen me synimin e realizimit të sa më shumë gjërave së bashku.

Mbani mend se çdo lidhje është e ndryshme, por nëse i keni ndjekur sadopak këto gjëra së bashku me partnerin, atëherë kjo është një shenjë e mirë sepse lidhja juaj frymon. Mbani këtë lidhje të fortë dhe përkushtojuni njëri-tjetrit…/femra.net/

Të ngjashme
Krijesa e çuditshme që ‘shkëlqen në errësirë’, fotografohet në Australi për herë të parë

Krijesa e çuditshme që ‘shkëlqen në errësirë’, fotografohet në Australi për herë të parë

Cilat janë mënyrat sekrete se si qentë komunikojnë me pronarët e tyre?

Cilat janë mënyrat sekrete se si qentë komunikojnë me pronarët e tyre?

Testamenti i pazakontë i një biznesmeni: Pas vdekjes time, hidhni dollarë nga qielli

Testamenti i pazakontë i një biznesmeni: Pas vdekjes time, hidhni dollarë nga qielli

Nexhmedin Spahiu: Ismail Qemaili e ka çu, Isa Boletini e ka puthë (VIDEO)

Nexhmedin Spahiu: Ismail Qemaili e ka çu, Isa Boletini e ka puthë (VIDEO)

Pordhi në aeroplan, pasagjeri detyrohet të largohet nga fluturimi

Pordhi në aeroplan, pasagjeri detyrohet të largohet nga fluturimi

Përplasja e Big-ave: Bigu i Shqipërisë i mëshon Bigut të Kosovës

Përplasja e Big-ave: Bigu i Shqipërisë i mëshon Bigut të Kosovës

Ermal Panduri shkel Kushtetutën: Vjen me urim të guximshëm për 28 Nëntorin

Ermal Panduri shkel Kushtetutën: Vjen me urim të guximshëm për 28 Nëntorin

Kishku dhe buallica në qendër të Prishtinës: Pamje prekëse për gjeneratat e viteve 90’të 😛

Kishku dhe buallica në qendër të Prishtinës: Pamje prekëse për gjeneratat e viteve 90’të 😛

E pazakontë! Qeni futet për të ngrënë suxhuk brenda një marketi në Ferizaj

E pazakontë! Qeni futet për të ngrënë suxhuk brenda një marketi në Ferizaj

Për shkak të vapës, moderatori austriak lag veten live

Për shkak të vapës, moderatori austriak lag veten live

Jepini një puthje sepse sot është Dita Botërore e Puthjes

Jepini një puthje sepse sot është Dita Botërore e Puthjes

Kryeministri Kurti përdorues i dobët i telefonit: Video nga kerri e dëshmon këtë

Kryeministri Kurti përdorues i dobët i telefonit: Video nga kerri e dëshmon këtë

“Isha i uritur, nuk kisha ngrënë mëngjes”, vizitori i muzeut ha bananen e ekspozuar si pjesë e instilacionit artistik

“Isha i uritur, nuk kisha ngrënë mëngjes”, vizitori i muzeut ha bananen e ekspozuar si pjesë e instilacionit artistik