“Veselin nuk do ta votojë as PDK-ja”

Partia Demokratike e Kosovës, në një mbledhje të mbajtur dje, ka vendosur që të nominojë kryetarin e saj Kadri Veselin, kandidat për kryetar të Kuvendit të Kosovës. Mirëpo, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, edhe në deklarimet e tyre të mëhershme kur flitej për emrin e Veselit për këtë post, kanë thënë se nuk […]
Mirëpo, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, edhe në deklarimet e tyre të mëhershme kur flitej për emrin e Veselit për këtë post, kanë thënë se nuk do ta votojnë atë për kryetar të Kuvendit.
Kundër Veselit, kanë dal edhe deputetë nga vet koalicioni PDK-AAK-Nisma.
Sipas njohësve të çështjeve politike, pozita e kryeparlamentarit dhe e kryeministrit mund të krijojë një krizë të re politike në vend.
Krasniqi: PDK i dëshiron zgjedhjet e reja

Duke komentuar në lidhje me këtë, analisti politik Islam Krasniqi, i ka thënë gazetës “Bota sot”, se partitë politike kanë lidhur inat mes vete, derisa ka theksuar se vendi mund të shkojë së shpejti në zgjedhje të reja.
Sipas tij, PDK-ja nuk do ta votojë Veselin për kryeparlamentar, për shkak se dëshiron të çojë Kosovën në zgjedhje të reja.
“Vendi po shkon drejt një krize të re, ku partitë politike kanë lidhur inat mes vetë dhe nuk përjashtohet mundësia e zgjedhjeve të reja. PDK-ja me qëllim nuk e voton Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që vendin ta çojë në zgjedhje të reja”, ka thënë Krasniqi.
Ai më tej ka vlerësuar se PAN mund të ndryshojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, pasi Veseli nuk mund të kandidojë për këtë post, pa qenë i sigurt se i ka numrat e nevojshëm.
“PDK-ja ka vepruar kështu duke i djegur dy partitë të cilat janë lidhur me PAN-in, AAK-në dhe NISM-a, ashtu siç i ka djegur Partinë e Drejtësisë dhe Partinë Lëvizja për Bashkim, ku LDK-ja do të bëjë zgjedhjet e brendshme duke bërë reforma që në zgjedhje të hynë me strukturë të re. Ka mundësi edhe PAN-i të ndryshojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, sepse kjo qeveri është jetë shkurt dhe Veseli nuk do të kandidojë për kryetar pa qenë i sigurt, duke mos e testuar vetën për diçka që i mungojnë numrat”, është shprehur Islam Krasniqi.












