BE vendos rregulla të reja në lidhje me emigrantët

Gjykata më e lartë e BE’s ka vendosur një ligj i cili rregullon rastin kur refugjatët vendosën në shtetin e parë, të cilët kanë të drejtë të kërkojnë azil. Kjo çështje është sjellur nga Austria dhe Sllovenia, e cila mund të ndikojë në të ardhmen e disa qindra njerëzve që mbërritën gjatë krizës së emigrantëve […]
Kjo çështje është sjellur nga Austria dhe Sllovenia, e cila mund të ndikojë në të ardhmen e disa qindra njerëzve që mbërritën gjatë krizës së emigrantëve 2015-16.
Vendimi ka të bëjë me dy familje afgane dhe një sirian që aplikoi për azil pas largimit nga Kroacia.
Gjykata e Bashkimit Evropian tha se është përgjegjësia e shtetit të Kroacisë për të vendosur për rastet e tyre.
Kriza e migrimit u shpalos gjatë verës së vitit 2015, pasi një milionë emigrantë dhe refugjatë ia mësynë Ballkanit Perëndimor.
Sipas të ashtuquajturës rregullore të Dublinit, refugjatët zakonisht duhet të kërkojnë azil në shtetin e parë të BE’s që arrijnë. Por, Gjermania pezulloi rregulloren e Dublinit për refugjatët sirianë, raportoi “BBC”, transmeton Periskopi.
Prej gushtit të vitit 2015, qindra dhe mijëra njerëz mbërritën në Austri çdo ditë, fillimisht nëpërmjet Hungarisë dhe më vonë përmes Sllovenisë.
Shumë prej tyre e dëshironin më shumë shtetin në Gjermani, por rreth 90,000 kërkonin azil në shtetin e Austrisë, e barabartë me 1% të popullsisë së saj.
Refugjatët afganë u refuzuan nga Austria.
Midis tyre ishin dy motra nga Afganistani, Khadija dhe Zainab Jafari dhe fëmijët e tyre, të cilët arritën në kufirin austriak në shkurt 2016’s.
Autoritet austriake vendosën që ato të deportohen në Kroaci.















