Vazhdon saga e Enver Hoxhajt si lexues i apasionuar: Kërkoj ballafaqim me filozofë (Video)

Vazhdon saga e Enver Hoxhajt si lexues i apasionuar: Kërkoj ballafaqim me filozofë (Video)

Ministri i Punëve të Jashtme në ikje, Enver Hoxhaj pas disa publikimeve në llogarinë e tij në Facebook ku tregon se cilat libra po i lexon, ka treguar edhe publikisht pasionin e tij të leximit. Në “Rubikon” Hoxhaj është mburrur se është një lexues i pasionuar. “Gjatë muajit lexoj ndoshta, mund të përfundoj 2-3 libra”, […]

Ministri i Punëve të Jashtme në ikje, Enver Hoxhaj pas disa publikimeve në llogarinë e tij në Facebook ku tregon se cilat libra po i lexon, ka treguar edhe publikisht pasionin e tij të leximit.

Në “Rubikon” Hoxhaj është mburrur se është një lexues i pasionuar.

“Gjatë muajit lexoj ndoshta, mund të përfundoj 2-3 libra”, ka thënë Hoxhaj.

Madje ai ka thënë se librat që lexon janë edhe voluminoz.

“Realisht libri i Kissingerit është 800 faqe por e kam lexuar me pasion”, ka thënë ai.

Ai ka komentuar Henry Kissingerin një nga diplomatët e njohur duke e quajtur një “fenomen në politikën e jashtme, si mendim”.

Hoxhaj ka treguar se është i dhënë pas leximit të filozofisë gjermane duke e quajtur si filozof të preferuar  Jürgen Habermas gjë që e ka ndihmuar të “çlodhet dhe të motivohet për të vazhduar tutje”.

“Haberman është filozofi im i preferuar edhe për tezat e patriorizmit”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka treguar edhe arsyen pse i publikon në Facebook, librat që i lexon duke i shoqëruar edhe me nga një fotografi ku ai shihet duke lexuar.

“Po mendoja se mund të provokoja ndonjë debat në shoqëri”, ka thënë ministri në ikje i Punëve të Jashtme.

Në fund ka pasur edhe një kërkesë për KTV-në, ku transmetohet “Rubikon”.

“Kam dëgjuar që ju e keni një emision për libra dhe mirë është të ftohem të flas për libra dhe kisha pas qejf të ballafaqohem edhe me këta të filozofisë….”, ka thënë Hoxhaj.

Por ka pasur një kusht.

“…. nëse e njohin gjuhën gjermane, sepse Habermasi mund të lexohet edhe në gjuhë të tjera, por mënyra e shkrimit të tij në gjuhën gjermane është e veçantë”, ka thënë Hoxhaj.

E autori i emisionit Adriatik Kelmendi i ka premtuar se do të “intervenoj” që Hoxhaj të jetë i ftuar në emision televiziv për të folur për libra./Insajderi.com

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?