Vazhdojnë takimet intensive të Ramush Haradinajt me familjarët e Teuta Rugovës (Foto)

Sot gjatë ditës, kandidati për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj ka shkuar për vizitë tek familja e presidentit historik, Ibrahim Rugova. U raportua se Haradinaj shkoi për të marrë mbështetjen e tyre, veçanërisht të Teuta Rugovës, pasi i duhen vota për formimin e Qeverisë. Por si duket nuk ka mbetur me kaq. Po vazhdojnë takimet […]
U raportua se Haradinaj shkoi për të marrë mbështetjen e tyre, veçanërisht të Teuta Rugovës, pasi i duhen vota për formimin e Qeverisë.
Por si duket nuk ka mbetur me kaq. Po vazhdojnë takimet intensive mes familjarëve të Teuta Rugovës dhe kandidatit Ramush Haradinaj.
Periskopi ka siguruar fotografi ku shihen në takim Haradinaj bashkë me Ukë Rugovën, në një nga restorantet e Prishtinës.
Sipas një komunikate të AAK-së, Haradinaj ka marrë mbështetjen e familjes Rugova, dhe rrjedhimisht edhe të deputetes Teuta Rugova për formimin e Qeverisë.
Në anën tjetër, në rrjetin social Facebook Teuta Rugova, ka shkruar se drejtuesit e LDK-së nuk duhet të jenë pengesë për formimin e institucioneve të vendit.
‘Unë kërkoj nga strukturat udhëheqëse të LDK-së, që në Qeverinë e gjerë dhe stabile që po kërkohet nga miqtë tanë të përhershëm, SHBA-të dhe BE-ja, në marrëveshjen e koalicionit, para ndarjes së përgjegjësive qeveritare të vendosen prioritetet për qytetarët e Kosovës, e që janë: formimi i ushtrisë, zgjidhja e problemit të demarkacionit që do të rezultonte me liberalizim vizash, reforma zgjedhore dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Rugova.
Lidhur me këto deklarata ka pasur reagime të shumta, ku e fundit ishte ajo e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës, i cili thotë se asnjë deputet i LDK-së nuk e mbështet PAN-in./Periskopi/













