Vasili akoma nuk e ka marrë vesh që dy keshilltarë tradhëtuan LSI-në

Ish-kryetari i LSI-së për një kohë të shkurtër Petrit Vasili reagoi sot për vendim e djeshëm të Këshillit Bashkiak të Tiranës për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm. Ai tha se kjo është pasojë e marrëveshjes Rama-Basha dhe ishte PD ajo që u shit në këshillin bashkia të Tiranës për interes të kredive të […]
Ish-kryetari i LSI-së për një kohë të shkurtër Petrit Vasili reagoi sot për vendim e djeshëm të Këshillit Bashkiak të Tiranës për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.
Ai tha se kjo është pasojë e marrëveshjes Rama-Basha dhe ishte PD ajo që u shit në këshillin bashkia të Tiranës për interes të kredive të miqve e klientëve.
Vasili kështu akuzon PD-në për këtë rritje çmimi të ujit, por harron që dy nga “tradhëtarët” e kësaj “qëndrese” të LSI-së, ishin po nga rradhët e kësaj partie.
PS ka 25 vota në Këshill, ndërsa mori edhe 2-3 vota të PDIU, çka e çoi numrin e votave në 28. LSI kontribuoi me 2 vota, ndërsa PD-së I ngelin 1-2 vota.
Si rrjedhojë PD dhe LSI, si dhe PDIU kanë pak a shumë të njëtën peshë në marrjen e këtij vendimi, por mesa duket Vasili nuk e ka kuptuar akoma “tradhëtinë” që dy këshilltarët e LSI-së i bënë partisë./lapsi/












