Ushtari humb dy këmbët në Afganistan por i mohohet trajtimi shëndetësor vetëm pse është skocez (Foto)

Një ushtar britanik e cili i kishte humbur të dyja këmbët në Afganistan, i ka thënë një specialist i spitalit të Birminghamit se duhet të ndalojë trajtimin ndaj tij, sepse ai është një skocez. Callum Brown u plagos nga një shpërthim i tmerrshëm ku eskorta e tij ushtarake kishte shkelur një vend të minuar para […]
Callum Brown u plagos nga një shpërthim i tmerrshëm ku eskorta e tij ushtarake kishte shkelur një vend të minuar para gjashtë vite.
Që kur ishte transportuar në shtëpi, 28 vjeçari është trajtuar nga specialist të Spitalit Mbretërorë “Elisabetha” në Birmingham.
Por në vizitën e tij të fundit në këtë qendër të mjekësisë atij iu kumtua lajmi se nuk do të trajtohet sepse ai nuk jeton në Angli, raportoi “Daily Mail”, transmeton Periskopi.
Ai ka frikë se mungesa e trajtimit të specializuar dhe ilaçeve mund t’i kushtojë me jetën e tij.
Ai tha për “Dayli Record”, “Unë jam ulur këtu pa këmbët e mia, sepse kam luftuar për këtë vend”.
Në anën tjetër stafi i spitalit ka thënë se një skocez nuk mund të trajtohet këtu./Periskopi/















