Ushtari britanik që shërbeu në Kosovë, arrestohet për diçka të turpshme

Ish-ushtari i Marinës Mbretërorë, David Stephenson i cili ka shërbyer në tri luftëra nëpër botë në mesin e tyre edhe në Kosovë, ka kërkuar nga një vajzë e mitur të takohet me të dhe të kryej marrëdhënie seksuale. Në të vërtetë, ushtari Stephenson po kontaktonte me një polic i cili ishte duke u shtirë si […]
Ish-ushtari i Marinës Mbretërorë, David Stephenson i cili ka shërbyer në tri luftëra nëpër botë në mesin e tyre edhe në Kosovë, ka kërkuar nga një vajzë e mitur të takohet me të dhe të kryej marrëdhënie seksuale.
Në të vërtetë, ushtari Stephenson po kontaktonte me një polic i cili ishte duke u shtirë si fëmijë, është thënë në Gjykatën Ëolverhampton, raporton Expresstandarsstar, transmeton Periskopi.
Stephenson ka shërbyer në Marinën Mbretërore për 24 vjet gjatë luftës se gjirit, konfliktet në Falkland dhe në Kosovë.
Stephenson është dënuar me tre vjet punë për komunitetin, të merr pjesë në Programin për Shkelës Seksualë si dhe të punojë 120 orë pa pagesë. Ai është detyruar të paguajë 500 funte për shpenzimet e gjykatës dhe të vendoset në regjistrin e Personave që kanë kryer vepra të ndaluara seksuale./Periskopi/












