Turzimi në Korenë Veriore ndalohet nga shteti amerikan pas vdekjes së studentit të tyre (Foto)

ShBA i ka ndaluar shtetasit e saj për të udhëtuar në Korenë e Veriut dhe i ka pezulluar dy agjensi që operojnë në këtë shtet. “Koryo Tours” dhe “Young Pioneer Tours” deklaruan se ndalesa do të shpallet më 27 korrik dhe do të hyjë në fuqi 30 ditë më vonë. ShBA nuk e ka konfirmuar […]
“Koryo Tours” dhe “Young Pioneer Tours” deklaruan se ndalesa do të shpallet më 27 korrik dhe do të hyjë në fuqi 30 ditë më vonë.
ShBA nuk e ka konfirmuar akoma këtë ndalesë, por ka pasur një tentativë për të bërë diç në këtë relacion, duke pasur parasysh lidhjet përkeqësuese me Korenë Veriore dhe vdekjen e studentit i cili ishte i burgosur në këtë shtet, Otto Wearmbier.
Studenti Warmbier udhëtoi për në Korenë Veriore me agjencinë ajrore “Young Pioneer Tours”. Ai ishte arrestuar në vitin 2016 nga autoritetet e Koresë Veriore me dyshimet se ai është dërguar nga qeveria amerikane për të bërë propagandë, dhe u dënua me 15 vjet në burg. Ai u kthye në ShBA në një gjendje kome në qershor dhe vdiq një javë më vonë, raportoi “BBC”, transmeton Periskopi.
“Koryo Tours” dhe “Young Pioneer Tours” e zbuluan të premten, se ata ishin njoftuar për ndalimin e ardhshëm nga ambasada suedeze, e cila vepron për SHBA-në pasi Uashingtoni nuk ka marrëdhënie diplomatike me Phenianin.
Departamenti i Shtetit amerikan është duke vazhduar t’i njoftojë me forcë qytetarët amerikanë që të mos udhëtojnë në Korenë e Veriut.













