Turqia shqetëson NATO-n, blen sistemin raketor rus

Turqia shqetëson NATO-n, blen sistemin raketor rus

Pas rrëzimit të një bombarduesi rus në vitin 2015, Turqia duket e vendosur të përmirësojë marrëdhëniet me Moskën. Pavarësisht shqetësimeve të NATO-s, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha se vendi i tij ka rënë dakord për të blerë sistemin rus të raketave S-400. “Kemi ndërmarrë hapa me Rusinë për këtë blerje. Marrëveshjet janë nënshkruar. Me […]

Pas rrëzimit të një bombarduesi rus në vitin 2015, Turqia duket e vendosur të përmirësojë marrëdhëniet me Moskën.

Pavarësisht shqetësimeve të NATO-s, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha se vendi i tij ka rënë dakord për të blerë sistemin rus të raketave S-400.

“Kemi ndërmarrë hapa me Rusinë për këtë blerje. Marrëveshjet janë nënshkruar. Me vullnetin e Perëndisë, do të shohim ardhjen e sistemit raketor S-400 në vendin tonë dhe do të vazhdojmë pastaj me prodhimin e përbashkët”, tha Erdogan.

Duke u përpjekur të zbusë shqetësimet e partnerëve të tij të NATO-s, Erdogan tha se ky zhvillim nuk ka përse të shkaktojë tensione, pasi një vend duhet të jetë në kërkim të mënyrave ideale për të garantuar sigurinë e vet.

Partnerët e Ankarasë në aleancen veri atlantike, kanë shprehur shqetësim rreth përputhshmërisë së sistemit raketor rus me teknologjinë e NATO-s, e gjithashtu frikën se Moska mund të përdorë sistemin S-400 si një kalë troje për të kompromentuar sistemet e aleances.

Kjo çështje pritet të shtojë pikëpyetjet rreth besnikërisë së Ankarasë. Zaur Gasimov, analist në Fondacionin “Max Ëebber”, që merret me marrëdhëniet ruso-turke, thotë për Zërin e Amerikës, se blerja e sistemit S-400 është një hap i kushtueshëm i palës turke për të demostruar sovranitetin e saj dhe për t’u afruar më shumë me Moskën.

Ankaraja këmbëngul se sistemi raketor prej 2.4 miliardë dollarësh, i cili njihet si një nga më të efektshmit në treg, kishte çmimin më të ulët në treg

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?