Trump nën presion, kongresistët kërkojnë sanksione të reja ndaj Rusisë

Trump nën presion, kongresistët kërkojnë sanksione të reja ndaj Rusisë

Me një projektligj për sanksione ndaj Rusisë, deputetët e kongresit amerikan vënë nën presion presidentin Trump. Deputetët do të votojnë të martën mbi projektligjin, siç tha Steny Hoyer, numri dy i demokratëve në Shtëpinë e Bardhë. Sipas projektligjit Rusia duhet të dënohen për përfshirjen e Moskës në fushatën zgjedhore amerikane, aneksimin e Krimesë dhe për […]

Me një projektligj për sanksione ndaj Rusisë, deputetët e kongresit amerikan vënë nën presion presidentin Trump.

Deputetët do të votojnë të martën mbi projektligjin, siç tha Steny Hoyer, numri dy i demokratëve në Shtëpinë e Bardhë. Sipas projektligjit Rusia duhet të dënohen për përfshirjen e Moskës në fushatën zgjedhore amerikane, aneksimin e Krimesë dhe për shkeljet e të drejtave të njeriut. Projektligji përmban edhe sanksione shtesë kundër Koresë së Veriut dhe Iranit.

Nëse ligji do të kalojë në Kongres sikurse edhe pritet, presidenti Donald Trump do të gjendet para një dileme, sepse ai synon t’i përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë. Një veto e mundshme presidenciale, shkruan “Washington Post”, mund të jetë e mundshme, por ajo do të jetë e destinuar të dështojë, sepse në të dyja dhomat e Kongresit pritet një shumicë prej dy të tretave në favor të ligjit. Kjo do të thotë që vetoja presidenciale mund të parandalohet. Në këto rrethana zëdhënësja e Trumpit Sarah Huckabee tha për TV, ABC, se presidenti do t’i nënshkruajë vendimet e Kongresit.

Kufizim i vendimeve të presidentit

Ligji i ri i jep – përveç sanksioneve të reja financiare – Kongresit edhe një mundësi për të bllokuar heqjen e sanksioneve kundër Rusisë, nëse Trumpi do të përpiqet ta bëjë një veprim të tillë. Kjo do të thotë një reduktim masiv i lirisë së Presidentit në vendimmarrje nga ana e Kongresit, i cili kontrollohet nga republikanët. Për Trumpin kjo një pozitë jo e rehatshme.

Një refuzim i sanksioneve ndaj Rusisë me vetoja do të përforcojnë përshtypjen se Trumpi është në gjendje varësie nga presidenti rus Vladimir Putin. Megjithatë edhe pranimi do të ishte një sinjal dobësie, sepse qeveria e tij qe shprehur më parë kundër projektligjit.

BE-ja i bën thirrje SHBA-së për koordinim

BE-ja po i ndjek me skepticizëm përgatitjet për sanksione të reja ndaj Rusisë. Një zëdhënës i Komisionit Evropian tha se projektligji niset “kryesisht nga konsiderata politike të brendshme.” Një masë e tillë mund të ketë ndikim të gjerë dhe pasoja të padëshiruara për ekonominë dhe sidomos për furnizimin me energji për Evropën, tha Brukseli zyrtar. Sanksionet duhet të koordinohen sa më shumë për të forcuar efektivitetin e tyre dhe për të shmangur pasojat e pakëndshme për vendet partnere.

Qeveria gjermane është e shqetësuar se prej sanksioneve të reja amerikane mund të preken edhe kompani në Gjermani dhe shtetet e tjera evropiane, nëse ato marrin pjesë në projekte të tilla si gazsjellësi Nord Stream II me Rusinë./DW

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?