Trump, bën thirrje për shfuqizimin e “Obamacare”

Trump, bën thirrje për shfuqizimin e “Obamacare”

Senati i kontrolluar nga republikanët do të bëjë javën e ardhshme një tjetër përpjekje për të shfuqizuar ligjin për kujdesin shëndetësor të administratës së ish-presidentit Obama, në përpjekje për të realizuar një nga premtimet kryesore të Presidentit Trump, gjatë fushatës. Ndërkohë që fati i reformës shëndetësore është i pasigurt, përkrahësit e zotit Trump, kundërshtarët dhe […]

Senati i kontrolluar nga republikanët do të bëjë javën e ardhshme një tjetër përpjekje për të shfuqizuar ligjin për kujdesin shëndetësor të administratës së ish-presidentit Obama, në përpjekje për të realizuar një nga premtimet kryesore të Presidentit Trump, gjatë fushatës. Ndërkohë që fati i reformës shëndetësore është i pasigurt, përkrahësit e zotit Trump, kundërshtarët dhe analistët po përpiqen të parashikojnë se çfarë do të ndodhë me programin e tij ambicioz të politikave të brendshme.

Protestat kundër planit republikan për kujdes shëndetësor vazhduan, ndërsa senatorët republikanë shkuan në Shtëpinë e Bardhë, ku Presidenti Trump bëri një apel të ri:

“Për shtatë vjet i premtuat popullit amerikan se do ta shfuqizonit Obamacare. Njerëzit po vuajnë. Mosveprimi nuk është alternativë.”

 Në një moment, zoti Trump la të kuptohej se mund të ketë ardhur koha që Obamacare thjesht të lejohet të dështojë. Përpjekja e ardhshme republikane ka si synim vetëm shfuqizimin e ligjit, diçka që demokratët si senatori Chuck Schumer e kundërshtojnë.

Zhgënjimi me kujdesin shëndetësor është një dështim politik për presidentin, thotë Molly Reynolds:

“Veçanërisht për një president që e përqendroi një pjesë të konsiderueshme të fushatës tek fitorja, kjo është një humbje e thellë për të”.

Republikanët mbeten të ndarë për mënyrën e zëvendësimit të Obamacare.

Por shumë prej tyre duan të plotësojnë premtimet e fushatës, thotë udhëheqësi i tyre në senat, Mitch McConnell:

“Ka një shumicë senatorësh republikanë që duan t’i tregojnë popullit amerikan se do ta mbajnë premtimin që kanë bërë në katër cikle zgjedhore për të shfuqizuar Obamacare”.

Disa konservatorë thonë se plani nuk e ndryshon sa duhet ligjin Obamacare, ndërsa disa republikanë të moderuar janë të shqetësuar se mbi 20 milionë amerikanë mund të humbin kujdesin shëndetësor.

Dështimi i reformës së kujdesit shëndetësor mund t’u kushtojë republikanëve kontrollin e kongresit, vitin e ardhshëm, thotë Kyle Kondik:

“Veçanërisht nëse niveli i mbështetjes për presidentin mbetet 40 për qind ose bie më shumë, sepse historikisht presidentët me mbështetje të ulët kanë pësuar humbje në zgjedhjet për Dhomën e Përfaqësuesve”.

Nëse Republikanët nuk i zgjidhin mosmarrëveshjet mes tyre, atyre mund t’u duhet të punojnë me demokratët për një kompromis, thotë eksperti i kujdesit shëndetësor, Matthew Fiedler:

“Nëse ky legjislacion dështon, do të kishte një interes për negociata dypartiake, në kërkim të disa ndryshimeve më të vogla”.

Përpjekja për kujdes shëndetësor ka vonuar punën për përparësi të tjera të politikës së brendshme të Presidentit Trump, përfshirë një tjetër premtim kyç të fushatës: reformën e sistemit të taksave.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?