Tronditëse: Ja si planifikohej vrasja e aktorit shqiptar

Tronditëse: Ja si planifikohej vrasja e aktorit shqiptar

.

Për më shumë së një muaj Miklar Tola, dyshohet të jetë paguar për të përgjuar dhe spiunuar lëvizjet e Mishel Preles, një i ri i vendosur në shënjestër të një atentati të dështuar për hesape të pambyllura mes tij dhe një biznesmeni.

32-vjeçari i dyshuar për vrasje në bashkëpunim të ngelur në tentative, u soll para gjykatës si njëri nga pesë të dyshuarit e vendosur në prangat e Policisë së Tiranës, ndërsa në seancën me dyer të mbyllura ndoqi në heshtje masën e vendosur ndaj tij, atë të arrestit me burg.

Por më i rëndësishmi përveç porositësit shikohet 34-vjeçari Shkëlzen Buci, një ish-tregtar që pasi ka dështuar në biznes ka pranuar të kontraktohet nga biznesmeni në fushën e ndërtimeve, Ervin Zallumi, për të kryer krimin.

Miklar Tola ka rrëfyer se Shkëlzeni i kishte kërkuar të raportonte  itinerarin e Mishelit, punë për të cilën do të paguhej në mbyllje të porosisë.

“Mbrëmjen kur ndodhi ngjarja e takova rastësisht Shkëlzenin dhe rastësisht aty kaloi edhe Misheli. Shkëlzeni doli nga makina ime dhe e qëlloi”, ka thënë gjatë hetimeve paraprake Miklari.

Emri i njeriut që e donte të vdekur Mishelin,  u tregua nga Shkëlzen Buci, i cili siç thonë burimet, është shprehur madje se armën ja kishte blerë porositësi Ervin Zallumi dhe më pas kishte shkuar për qitje në Dajt.

Por biznesmeni e mohon të ketë njohje me të rinjtë, megjithëse pozita e tij vështirësohet nga një regjistrim të kryer nga i punësuari Shkëlzen Buci.

Djali nga Peshkopia i tha hetuesve se Ervini i kërkoi të kryente vrasjen, ndërkohë që në takimin e dytë e incizoi teksa ai i premton se pagesën do t’ja jepte në dy këste, njëherë 50 mijë euro dhe në fund 30 mijë të tjera.

“E regjistrova se mos më dilte fjalë ka treguar Shkëlzen Buci dhe pasi qëllova ndaj Mishelit e mora në telefon punëdhënësin, por ai kishte fikur telefonin dhe numri i tij nuk ekzistonte”. Për këtë deklaratë i dyshuari i ka treguar hetuesve edhe materialin e regjistruar.

Vrasja e Mishel Prelës, sipas policisë ishte porositur nga biznesmeni për të marrë hak, pasi shënjestra, 7 vjet më parë, kishte tentuar ta vriste për motive që nuk bëhen të ditura.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?