Tronditëse: Fekalet lundrojnë “të qeta” mbi ujë në një pishinë të Kosovës (Foto)

Shumica e qyetarëve, që për arsye të ndryshme nuk kanë shkuar për pushime në ndonjërin prej bregdeteve në vendet fqinje, zgjedhin pishinat në qytete të ndryshme të Kosovës për t’u relaksuar. Pishinat frekuentohen më shumë kur mbretërojnë temperatura si sot. Por, niveli i pastërtisë në pishina shpesh është shqetësues, sidomos kur numër i madh i […]
Shumica e qyetarëve, që për arsye të ndryshme nuk kanë shkuar për pushime në ndonjërin prej bregdeteve në vendet fqinje, zgjedhin pishinat në qytete të ndryshme të Kosovës për t’u relaksuar.
Pishinat frekuentohen më shumë kur mbretërojnë temperatura si sot. Por, niveli i pastërtisë në pishina shpesh është shqetësues, sidomos kur numër i madh i njerëzve ndodhet në to.
Periskopit i janë dërguar disa fotografi nga një lexues në një pishinë në Shtime.
Pamjet janë tronditëse.
Në fotografi shihen fekalet se si qëndrojnë mbi ujë, derisa në të njëjtën hapësirë futen për t’u larë njerëz të moshave të ndryshme.
Dikush i pandërgjegjshëm për shëndetin e të tjerëve kishte vendosur që të kryej nevojën në pishinë. /Periskopi/














