Tronditëse: Dyshohet se vajzën ruse në Ksamil e goditi djali i politikanit të njohur shqiptar

Tronditëse: Dyshohet se vajzën ruse në Ksamil e goditi djali i politikanit të njohur shqiptar

.

Ndërkohë, JOQ.al shkruan duke iu referuar dëshmisë së një personi që ka parë ngjarjen dhe rusen e ka vrarë djali i një politikani të rendësishëm në Shqipëri, por se askush nuk flet. Ai shprehet se të gjithë e dinë në Ksamil që pas vrasjes aksidentale të së resë ruse qëndron djali i një deputeti shqiptar, shumë i njohur për zullumet e tij.

Kam pyetur këtu në Ksamil dhe të gjithë e dinë dhe thonë me njëri-tjetrin që autor i asaj ngjarje është djali i një deputeti shqiptar, shumë i njohur për zullumet që ka bërë. Ai është autori i vërtetë i vrasjes dhe ka bërë ndonjë marifet me flokët e vajzës, për të ngelur faji tek ky djali nga Fieri, Ermal Fataj”, – thotë dëshmitari për JOQ.al.

Ai shton se ka qenë i pranishëm në momentin kur vajza është nxjerrë nga deti dhe se nëse do të ishte prerë nga helikat e ndonjë motori, ajo do të ishte çarë shumë dhe do të ishte mbushur deti me gjak, por askush nuk flet për gjak të rrjedhur nga trupi i vajzës, pra përjashtohet mundësia që ajo të jetë qëlluar nga ndonjë varkë/skaf apo anije me motor, por nga një jetski, e cila mund ta ketë goditur në kokë dhe ta ketë lënë të vdekur në vend.

Po ta kishte çarë varka, do ishte bërë copa, do kishte gjak në det, se helika e varkës e pret gjer në kockë njeriun, po ajo nuk është çare me varkë, por me jetski. Ai e ka qëlluar rusen me jetskinë e vet dhe është zhdukur në sekondë. Në këtë rast policia e di se kush është autori, por nuk mund të veprojë se ka frikë dhe mundohen që ti lenë fajin atij tjetrit. Unë nuk njoh personalisht asnjërin, por duhet të ndëshkohet fajtori dhe jo i pafajshmi”, – rrëfen më tej qytetari.

Dëshmitari bën me dije se kur ka vajtur policia tek viktima, Ermali ka qenë në det me varkën që punonte, pra nuk po fshihej.Nga ana tjetër, një dëshmitar tregon për rrezikun që i kanoste Ermali bregdetit.

Me atë djalin unë jam zënë verën e shkuar te 3 Ishujt sepse isha me pushime me të dashurën time. E dashura ime bashkë me një shoqen e vet u larguan paksa nga bregu duke notuar dhe ky trimi vinte afër me skafin e dajës së vet, sepse daja i vet ia ka lënë ta punojë. Ai është punëtor dhe i ngacmonte vajzat. Le që ndrinte shumë muzikën dhe e linte skafin shumë pranë bregut të detit, pranë me kokat e njerëzve”, – thotë një tjetër qytetar.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?