Thirrja e ish-zëdhënësit të Tony Blair: Vizitojeni Shqipërinë

Thirrja e ish-zëdhënësit të Tony Blair: Vizitojeni Shqipërinë

Nëse nuk keni prenotuar ende pushimet, duhet patjetër të shkoni në Shqipëri. Kjo është këshilla që ish-zëdhënësi i Toni Blerit, Alistar Campbell i jep britanikeve. “Shqipëria,-shkruan ai në faqen e tij të internetit- nuk është ai vendi ku ka një statujë të komedianit Norman Uisdom, sepse ai është i vetmi perëndimor që shqiptarët kanë parë […]

“Shqipëria,-shkruan ai në faqen e tij të internetit- nuk është ai vendi ku ka një statujë të komedianit Norman Uisdom, sepse ai është i vetmi perëndimor që shqiptarët kanë parë në ekranet e tyre bardhë e zi. Nuk është as ai vendi i imagjinuar nga skenat e filmit Taken me Liam Neeson. Droga, prostitucioni, rrëmbimet, trafikimi i njerëzve…askush nuk do të donte të shkonte në një vend të tillë… Por, Shqipëria nuk është kjo…”.

Ish-zëdhënësi i Blerit, shkruan se në të gjitha vizitat e tij, nuk është ndjerë asnjëherë i pasigurt…dhe citon atë çfarë kryeministri Edi Rama i ka thënë Boris Johnson…”nëse ka kriminelë shqiptarë në Londër, ata janë kriminelët tuaj, jo të mitë”, duke iu përgjigjur kështu kërcënimit të Johnson kundër anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Campbell, thërret në ndihmë edhe Lord Bajronin dhe përshkrimet e tij për vendin e shqiponjave. Poeti udhëtoi në Shqipëri në shekullin e 19 dhe i krahasoi shqiptarët në veshje, imazh dhe mënyrën e jetesës me malësorët skocezë.

“Sigurisht, -thotë Campbell – do të duhet një farë kohe që trashëgimitë e të shkuarës të zhduken, por ndërsa gushti erdhi, më lini t’iu sugjeroj….provoni Shqipërinë. Ia kam rekomanduar shumë njerëzve më parë, disa më kanë dëgjuar dhe askush nuk është bërë pishman. E para, vijon Campbell, është lirë… E dyta, moti dhe ushqimi janë mesdhetare. E treta, asnjë panoramë mbi tokë nuk mund të krahasohet për mua me malet e Skocisë, por Bajroni kishte të drejtë, Shqipëria, i afrohet shumë… E katërta, atje ka plazhe fantastike, të paprekura. E pesta, njerëzit janë shumë të këndshëm…dhe i pëlqejnë britanikët… E më e rëndësishmja, është një vend ku ndjen energji dhe shpresë. Ju këshilloj të shkoni e ta shikoni… E në përfundim, do ta doni po aq sa edhe unë…ju premtoj”, përfundon Campbell.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?