Thesari i Hitlerit: Liqeni ku nazistët fshehën arin e vjedhur nga kombet evropiane

Nazistët fshehën 35 miliardë funta ari në një vend të fshehtë në Austri, ku të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në përpjekje për të rënë në gjurmët e thesarit historik që iu vodh kombeve evropiane. Udhëheqësit e Trierit të Tretë( ish shtet gjerman) dyshohet se kanë hedhur arkën e thesarit të Adolf Hitlerit në thellësitë […]
Udhëheqësit e Trierit të Tretë( ish shtet gjerman) dyshohet se kanë hedhur arkën e thesarit të Adolf Hitlerit në thellësitë e Liqenit Toplitz në Austri, gjatë ditëve të fundit të Luftës së Dytë Botërore.
Të paktën shtatë persona kanë vdekur duke u përpjekur të gjejnë thesarin e varrosur në baltë, 103 metra poshtë sipërfaqes, raporton “Daily Star”.
Hitleri dhe aleatët konfiskuan veprat e artit dhe thesaret nga mbarë kontinenti, duke i mbledhur ato në të ashtuquajturin Rajhun e Tretë.
Ata gjithashtu vodhën unaza, stoli dhe sende të tjera të çmuara nga njerëzit e dënuar në kampet e përqendrimit, shkruan syri.net. Por shumica e asaj që ishte vjedhur nuk është gjetur kurrë dhe besohet se shumë prej tyre mund të gjenden në Liqenin Toplitz.
Një sërë mjetesh dhe sende naziste janë nxjerr nga thellësia, por gjuetarët e thesarit besojnë se mund të ketë shumë më tepër sesa pritet të zbulohen.














