Thaçi po e mban ‘peng’ konstituimin e Kuvendit

Thaçi po e mban ‘peng’ konstituimin e Kuvendit

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës nuk është i sigurt se do të bëhet as më 28 korrik, ashtu siç kishin paralajmëruar nga koalicioni PAN ditë më parë. Arsyeja është mossigurimi i votave të nevojshme nga ky koalicion. E gjithë këtë zvarritje sipas Vetëvendosjes dhe koalicionit LAA po e mundëson presidenti Thaçi. Koalicioni fitues në zgjedhjet […]

E gjithë këtë zvarritje sipas Vetëvendosjes dhe koalicionit LAA po e mundëson presidenti Thaçi.

Koalicioni fitues në zgjedhjet e 11 qershorit, PDK-AAK-Nisma (PAN), nuk i ka numrat e nevojshëm për formimin e institucioneve, prandaj edhe po zvarritet mbajtja e seancës konstituive e Kuvendit.

Kështu thonë njohësit e çështjeve politike në vend, ndërkohë, deputetë nga lëvizja Vetëvendosje dhe nga koalicioni LAA kanë akuzuar presidentin Thaçi se po i bën argat PAN-it, duke mos thirrur seancën. Sipas tyre, nuk ka kurrfarë arsye për shtyrje të seancës konstituive, prandaj kjo duhet të bëhet sa më parë, shkruan zëri.

E përfaqësues të koalicionit PAN, megjithëse më herët kishin deklaruar se kjo seancë do të mbahet më 28 korrik, tani thonë se nuk e dinë kur do të mbahet seanca konstituive pasi askush nuk i ka lajmëruar ende asgjë.

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar se PAN-i i ka numrat për ta bërë Qeverinë dhe ky nuk është problemi për shtyrjen e seancës. “Sa i përket datës së seancës unë nuk e kam parasysh se cilën ditë do të jetë, sepse deri më tani nuk kam asnjë njoftim, por ajo që është e rëndësishme është të bëhet regjistrimi i deputetëve sepse akoma nuk është bërë”, ka thënë ai.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?