Tërnava përdorë xhematin për të bërë presion për xhaminë, por nuk tregon sa para dhuruan në BIK

Tërnava përdorë xhematin për të bërë presion për xhaminë, por nuk tregon sa para dhuruan në BIK

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava përmend xhematin si argumentin kryesor për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, gati në secilën intervistë që ka dhënë e ka folur për këtë projekt. Mes kërcënimeve se do të ndërtojë edhe pa leje nëse ajo si jepet, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, edhe në intervistën e fundit ku […]

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava përmend xhematin si argumentin kryesor për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, gati në secilën intervistë që ka dhënë e ka folur për këtë projekt.

Mes kërcënimeve se do të ndërtojë edhe pa leje nëse ajo si jepet, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, edhe në intervistën e fundit ku ka folur për këtë projekt e ka përmendur popullin mysliman të Kosovës që sipas tij po bënë presion që kjo Xhami të ndërtohet sa më parë.

“Me dhjetëra herë kam kërkuar dhe kërkoj që pesë vjet të jepet leja për ndërtimin e xhamisë, toka është në emrin tonë, projekti është kryer është dorëzua në komunë qe sa vite. Unë kam një presion shumë të madh prej xhematin sepse kjo xhami është shumë domethënëse për komunitetin Mysliman”, kishte thënë Tërnava.

Madje nga xhemati Tërnava dhe BIK kishin kërkuar edhe donacione për të krijuar shumën që kërkon ndërtimi i Xhamisë, e cila do të ndërtohet me fonde nga Bashkësia Islame e Turqisë.

Por BIK-u  dhe vet Tërnava nuk është se kanë treguar ndonjë veprim që do të tregonte se ata përnjëmend janë të lidhur me xhamatin. Mbi të gjitha se janë transparent.

BIK ende nuk i ka publikuar të dhënat nga shumat që janë dhuruar si donacion nga xhemati.

Zëdhënësi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu, e ka konfirmuar këtë për Gazetën Insajderi, duke shtuar se shumë shpejtë do të publikohen të gjitha.

“Ne patëm kërkuar ndihma prej qytetarëve, janë mbledhë disa mjete që do të bëhen transparente. Ato janë mbledhë rreth disa përgatitjeve që ne i kemi bërë si Bashkësi Islame, dhe për t’i mbuluar ato shpenzime”, ka thënë Sadriu për Insajderin.

Ndërtimi i xhamisë në Dardani të Prishtinës është bërë tema më e përfolur kohëve të fundit, sidomos për arkitekturën e saj.

Ende nuk dihet saktë se sa do të kushtojë ndërtimi i saj. Ndryshimi i projektit që pritet të ndodh, mund ta ndryshojë edhe koston e saj.

Dilema që po diskutohet është tek katet e parkingut nëntokësor që do t’i ketë xhamia. Projekti parashihte katër sosh. Ndërsa tash asaj mund t’i hiqen dy prej tyre. Kjo për shkakun e problemeve me kanalizimin.

Lidhur me detajet e projektit, asambleja komunale e Prishtinës ka mbajtur debat, në të cilin janë dhënë vërejtjet dhe sugjerimet.

Shuma e cila mund të lëvizë është prej 35-40 milionë euro. Financimin dhe ndërtimin e saj e ka marrë mbi supe Bashkësia Islame e Turqisë.

Roli i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) në këtë rast do të jetë roli mbikëqyrës i saj./Insajderi.com

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?